Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet, Salah dhe Karvahal rrezikojnë Botërorin

Në lot edhe mbrojtësi i Realit, finalet të mallkuara

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndoshta, nuk ishin vetëm për humb jen e finales së tij të parë të Ligës së Kampioneve në karrierë, që sfumohej pas vetëm gjysmë ore lojë. Pas atyre lotëve fshihej frika për të hequr dorë edhe nga Botërori i parë i karrierës së tij, ai në të cilin Egjipti do të marrë pjesë në Rusi prej muajit të ardhshëm. E konfirmojn­ë fjalët e Jyrgen Klopit, trajnerit të Liverpulit, në fund të finales së Kievit: "Dëmtimi i Salahut është serioz, tani gjendet në spital për të bërë skanerin. Shpatulla apo klavikula janë dëmtuar. Botërori i tij është në rrezik dhe na vjen me të vërtetë shumë keq". Sulmuesi egjiptian u dëmtua në pjesën e parë të finales kundër Realit të Madridit: një rënie e keqe pas një dyluftimi me Serxho Ramosin, i cili i mori krahun mes krahut të tij dhe që në momentin e rrëzimit fatal u kuptua se do të ishte e rëndë. Pas kurave të para të stafit mjekësor të Liverpulit, 25-vjeçari provoi të rihynte në fushë, por pas pak çastesh ngriti flamurin e bardhë mes lotëve dhe i la vendin Adam Lalanës. Tifozët e Liverpulit kryqëzuan kapitenin e Realit, duke e akuzuar se mund ta kishte shmangur atë mbajtje fatale të krahut të kundërshta­rit, mbi të cilin do të rrëzohej pas një zgjatje. Por opinionist­ët e "BT Sport", Rio Ferdinand dhe Frenk Lampard, e justifikua­n Serxho Ramosin dhe këmbëngulë­n se nuk bëri asnjë ndërhyrje të qëllimshme.

MALLKIMI I FINALEVE - Menjëherë sapo pësoi dëmtimin ai shpërtheu në lot dhe e dinte që nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen. Por madje ndjeu që mund të humbte edhe Botërorin. Dëmtimi muskulor mund ta

lërë jashtë fushës për një kohë të gjatë Dani Karvahalin, por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi spanjoll dëmtohet në finale. Ai u dëmtua gjithashtu në finalen e "San Siros" ku luajti Reali me Atletikon e Madridit, por edhe në finalen e Europianit

2016. Mbrojtësi i djathtë do t'u nënshtrohe­t analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij me shpresën që do t'ia dalë të jetë në Botërorin e Rusisë, por ata lot treguan shumë për të mos thënë se i thanë të gjitha, si në rastin e të pafatit Momo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania