Panorama Sport (Albania)

Karius mbytet në lot: Gabova dy herë, nuk e di çfarë ndodhi

Portieri i Liverpulit: Shokët më ngushëllua­n në dhoma

-

Dimensioni i gafave që bëri Loris Karius ta ofron skena pas vërshëllim­ës finale të Milorad Maziç. Portieri gjerman ulet në tokë dhe derdh lot si një fëmijë. Dhe askush nga shokët e skuadrës nuk i shkon ta ngushëlloj­ë. Mendon pas pak çastesh Garet Bejl, heroi i finales dhe autori i golit të tretë, dhuratë pikërisht e portierit gjerman. Më i keqi i historisë - A do të hyjnë gabimet e tij në historinë e Champions-it, si kandidati kryesor për të fituar çmimin e lojtarit më të dobët të historisë së një finaleje? Në fillim një gol që është vështirë ta shohësh edhe në futbollin amator, me një rivënie që e dhuron topin direkt e në këmbët e Benzemasë. Pastaj, pasi pësoi pa asnjë faj kryeveprën e golit të 2-1 të Bejlit, Karius pret me duart hapur një të majtë pa pretendime të uellsianit. Dy dhurata të papranuesh­me në këto nivele, pa dashur t'i heqim asnjë meritë Realit të Madridit. Por kjo finale do të kujtohet mbi të gjitha si kupa e humbur e Kariusit. Dhe madrilenët, pasi vuajtën në çerekfinal­e me Juven, marrin dhurata të tjera nga portierët kundërshta­rë, duke qenë se edhe gjermani tjetër, Zven Ulraish, i dhuroi një tjetër gol Benzemasë në "Bernabeu", në gjysmëfina­len e kthimit ndaj Bajernit.

Klop provon - Por madhështia e tifozëve të kuq u pa në momentin që trajneri Klop u kërkoi të duartrokis­nin portierin. Kush e di nëse trajneri do të jetë ndjerë në faj që nuk i besoi Minjolesë, që për të qenë të sinqertë, ndodhet aty ku ndodhet, sepse nuk është një fenomen. Xhiroja në fushë mes lotëve me dënesë, duke i kërkuar falje popullit të tij, na afron me dramën e tij sportive, edhe pse duhet të jesh

lojtar i niveleve të larta për të kuptuar se çfarë po përjetonte realisht. Por kjo ishte një vetëvrasje, nga e cila ndoshta ai nuk do ta marrë kurrë veten. "Nuk e di çfarë ndodhi. Më vjen shumë keq për shokët. U përpoqën të më inkurajojn­ë në dhomat e zhveshjes, por unë ndihem shumë keq", ishin fjalët e Kariusit.

 ??  ??
 ??  ?? Gafa e parë
Gafa e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania