Panorama Sport (Albania)

“Jetojmë për këto emocione”

"Nuk kam asnjë sekret, trofeun e tretë ua dedikoj vetëm futbollist­ëve të mi"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në vetëm dy sezone e gjysmë, tre trofe të Ligës së Kampioneve. Edhe vetë Zinedin Zidan, në ëndrrat e tij më të bukura, nuk do ta kishte pritur që të kishte një impakt të tillë si trajner, por francezi e di shumë mirë se ky është realiteti i tij dhe madje edhe më i suksesshëm sesa futbollist. "Rekord personal? Champions-in nuk e kishte fituar asnjë tjetër edhe dy herë rresht, ndërsa unë po festoj të tretën, por kjo nuk është meritë e imja, por thjesht e futbollist­ëve që unë kam në dispozicio­n. Prandaj, këtë trofe të radhës në Europë ua dedikoj vetëm atyre, pasi jam vërtet i lumtur që arritëm ta finalizojm­ë në një mënyrë të tillë një sezon kaq të vështirë për ne. Të gjithë së bashku po shkruajmë historinë, sepse realisht të gjithë ne si grup, si skuadër, si klub, së bashku me tifozët tanë, jetojmë vetëm për emocione si këto, - nënvizon Zinezin Zidan, i cili fton të gjithë të festojmë. - E pranoj që është edhe fitorja ime, por realisht tani të gjithë duhet ta shijojmë këtë moment, sepse nuk ka qenë aspak e lehtë dhe që të gjithë kemi vuajtur, por në fund ia dolëm që të arrinim objektivin që i kishim vënë vetes. Sekreti i suksesit tim? Nuk kam asnjë, thjesht ia dolëm që të festonim këtu në Kiev, me punën e bërë, sidomos në këtë fazë të dytë, diçka që shkon përtej talentit që kemi në grup. Nuk kam dyshime kur them se ky Champions i fundit, është pa dyshim ai më i rëndësishm­i kundrejt dy të kaluarve, sepse u duk sikur zhgënjyem shumë tifozë në kampionat, por në fund besoj se të gjithë na kanë falur për gafat në kampionat, - vazhdon trajneri i Realit, i cili në fund, e mbyll me deklaratën bombastike të Ronaldos. - Kristiano mund të largohet? Tani është koha të festojmë, më pas do të shohim të gjithë se çfarë mund të ndodhë. Bejl i pakënaqur dhe mund të ikë gjithashtu? Edhe në këtë rast di të them se bëri një ndeshje dhe një gol madhështor. Ishte deciziv për skuadrën".

 ??  ??
 ??  ?? Bejl e ngushëllon
Bejl e ngushëllon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania