Panorama Sport (Albania)

Klop: Dëmtimi i Salahut futi në panik skuadrën

-

Tetë humbje në 11 finale në karrierë. Jyrgen Klop konfirmon marrëdhëni­en e tij negative me ndeshjet decizive. Humbja 3-1 kundër Realit të Madridit është i njëjti rezultat, me të cilin Liverpuli i tij humbi epilogun e Ligës së Europës, dy vite më parë kundër Sevijës. Në të dyja rastet, skuadra e Klopit zbriti në fushë si jofavorite dhe sërish nuk arriti që të përmbysë parashikim­et e vigjiljes. "E nisëm mjaft mirë dhe luajtëm saktësisht siç unë dhe lojtarët e mi donin. Por më duhet të pranoj se ajo që i ndodhi Salahut ishte një shok për të gjithë skuadrën. Në atë moment humbëm gjithçka pozitive kishim brenda nesh, humbëm eufori dhe siguri. Madje, edhe Reali i Madridit, pas daljes së Salahut, e rriti thuajse menjëherë cilësinë e lojës së tyre, sepse i ruhej jo pak sulmuesit tonë. I vetmi plan që kishim përgatitur për këtë ndeshje ishte ai që të luanim për të fituar, të gjithë së bashku drejt portës rivale. Asgjë tjetër... Por në fund, Salah dëmtohet dhe më pas gjithçka shkoi keq. Çfarë mund të them për golat? Çfarë... Shënuam një ne dhe tre ata... ". Gjithsesi, edhe pse Salahu ishte një goditje e rëndë psikologji­ke për ekipin, akoma më e rëndë ishte edhe gafa e paimagjinu­eshme që bëri portieri Karius, në rastin e golit të parë të pësuar. "Karius e di, të gjithë ne e dimë se çfarë do të thotë ajo që ndodhi, - vazhdon Jurgen Klop. - Është një mëkat që një ndeshje si kjo, në një sezon si ky, të ndodhë diçka e tillë. Më vjen keq për Kariusin, sepse është një djalë fantastik. Dhe gabimi i dytë i tij, ishte rrjedhojë e të parit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania