Panorama Sport (Albania)

Lëv: Nojer, vetëm si portier i parë në Botëror

Trajneri i kombëtares s’do ta marrë në Rusi portierin si rezervë: Ka shanse të jetë ndaj Meksikës

-

Me një kafe në dorë, i relaksuar në mënyrën e tij, Joahim Lëv foli të shtunën në drekë për emisionin "Sportschau" në kanalin kombëtar gjerman "ARD". Ajri i pastër, mikpritja dhe qetësia e kanë kënaqur së shumë trajnerin. Edhe pse vetëm katër ditë në qytezën e vogël Epan, Lëv do ta lërë një pjesë të skuadrës pushim të dielën. Vetëm ata që duhet të rigjejnë formën e tyre, do të kryejnë disa ushtrime në fushën stërvitore që gjen- det pranë hotelit. Ndërkohë, gjendja e lojtarëve të dëmtuar është shumë e mirë. Zherom Boateng po rikuperohe­t plotësisht nga dëmtimi në kofshë. Atij do t'i duhet të presë edhe disa ditë për t'u rikthyer në stërvitje me skuadrën. Tani në program është vetëm një stërvitje individual­e nën kujdesin e fizioterap­istit. Nojer është stërvitur i plotë me pjesën tjetër të ekipit dhe i është përgjigjur mirë ngarkesës së marrë. Dhe nëse nuk do të ketë asnjë dëmtim apo ankesë nga portieri, atëherë ai do të udhëtojë me skuadrën më 12 qershor për në Rusi. Por, a do të jetë ai në fushë? Lëv mendon që: "Besoj që po, ai ka shanse të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Meksikës. Nojer ka luajtur si numër 1 në Botëror dhe kështu do të jetë edhe këtë herë". Portieri i Bajernit që nuk luan që prej mesit të shtatorit të vitit të kaluar, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm disa ditë më parë dhe diagnoza ka treguar që ai nuk ka asnjë problem. Ai ka nevojë të ketë minuta në këmbë dhe mundësitë që ai të luajë përpara se të niset për në Botëror janë ndeshjet miqësore që skuadra do të zhvillojë gjatë këtyre 3 javëve. Lëv është i vendosur që Nojer të udhëtojë me skuadrën vetëm nëse ia del të kalojë me sukses këtë fazë rikuperimi dhe nëse ai nuk arrin të jetë gati në kohë, atëherë ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës në listat përfundimt­are. Kjo deklaratë e trajnerit të kombëtares ka ngjallur jo pak kritika te tifozët gjermanë, që edhe pse e vlerësojnë një rikthim të Nojerit, nuk besojnë që ai do të zhvillojë ndeshje të mira, kjo për faktin se nuk ka luajtur prej shumë kohësh. Ata kanë kërkuar t'i jepet një shans portierit të dytë, Ter Shtegen, që ka luajtur një sezon të shkëlqyer me Barcelonën në kampionat dhe në Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania