Panorama Sport (Albania)

Khedira: Bufon u shokua nga eliminimi i Italisë

“Në skuadër ka lojtarë që kanë luajtur nga tre Botërore”

-

ami Khedira ka folur dje nga qendra stërvitore në Epan së bashku me lojtarin e ardhshëm të Bajernit, Goretcka, ku janë grumbullua­r me skuadrën përfaqësue­se të Gjermanisë. Mesfushori që u shpall kampion me Juventusin në "Serie A", nuk harroi të përmendte dhe faktin që italianët nuk ia dolën të ishin pjesë e Botërorit në Rusi.

Si është gjendja juaj? Nga ana trupore ndihem mirë. Kampionati në Itali nuk ka shumë që ka përfunduar, ndaj gëzoj një nivel të lartë fizikisht. Pushimi më bëri mirë. Kisha kohë të qetësohesh­a fizikisht dhe psikologji­kisht. Por, tani jam i lumtur që ndodhem këtu për t'u përgatitur për një detyrë të vështirë. Botërori është diçka e veçantë, një ndjesi shumë speciale. Duam të shkojmë larg. Stërvitja e përditshme me skuadrën më pëlqen shumë, po kaloj një moment të mirë me të gjithë. Atmosfera është shumë e ngrohtë dhe të gjithë janë të përkushtua­r. Para katër vitesh përgatitje­t për në Botërorin e Brazilit ishin ndryshe, vuaja nga një dëmtim dhe stërvitja nuk ishte e njëjtë. Tani kam edhe detyra të tjera, duhet të udhëheq skuadrën dhe të stërvitem vetë.

Keni shumë lojtarë të rinj, si ia dilni të kuptoheni?

Në skuadër ka disa lojtarë që janë te 30-tat si puna ime dhe luajnë Botërorin e tretë. Mendoj që mund t'i japim shumë nga eksperienc­a jonë lojtarëve të rinj. Ata kanë një shembull të mirë përpara. Ky është një avantazh për skuadrën.

Italia mbeti jashtë, si u përjetua atje?

Ishte një shok për të gjithë që Italia nuk do të udhëtojë për në Botëror. E ndjeva që italianëve iu desh shumë kohë për ta kapërdirë këtë

dështim. Sidomos te kolegu i skuadrës ku unë luaja, Bufon. Ai ishte shumë i shokuar dhe iu desh një kohë e gjatë për ta kaluar. Por tani që flasim gjërat janë ndryshe, ata e kanë pranuar këtë dështim, edhe pse është një ndjesi e çuditshme fakti që do të luajmë

një Botëror pa Italinë. (LEON GORETCKA)

Si është gjendja juaj? Ndjehem mirë. Stërvitjet këtu kanë qenë me intensitet të lartë, por pavarësish­t kësaj jam në gjendje optimale. Jam gati për detyrat që më cakton trajneri. Dëmtimi i vjetër në

kockë nuk më shqetëson më. Roli juaj në skuadër? Janë shumë lojtarë të rinj në skuadër. Un jam vetëm 23vjeç dhe mund të them që bëj pjesë te këta. Por besoj se kam grumbullua­r shumë eksperienc­ë. Në stërvitje dua të jap përditë më të mirën time.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania