Panorama Sport (Albania)

Italia “pushton” botën para fillimit të luftës

Trazira në Europë, ekipi i Pocos i magjeps të gjithë

- JETON STAMOLLA

Ndërsa në Francë më 1938 zhvillo het kampionati i tretë botëror i futbollit, Spanja bëhet teatri i luftimeve të përgjakshm­e që kanë nisur dy vite më parë. Të egërsuar nga humbjet në zgjedhjet e Parlamenti­t spanjoll, forcat e djathta nisin luftën civile. Ushtritë kundër forcave republikan­e i udhëheq gjenerali Franko. Vendet e demokracis­ë perëndimor­e bëjnë sehir edhe kur Frankoja ndihmohet nga Musolini dhe Hitleri. Në mars të vitit 1938 Hitleri anekson Austrinë. Vigjilja e kësaj ngjarjeje është edhe Botërori francez. Uruguai nuk e ka harruar inatin e vjetër dhe, ashtu si katër vite më parë në Itali, nuk zbret në stadiumet e Francës. Po nuk vepron kështu Brazili i ushqyer nga iluzionet, që ëndërron të fitojë kupën. NDESHJET

Për herë të parë fituesja e kupës dhe vendi organizues hyjnë drejtpërdr­ejtë në fushë. Kampionët e botës, italianët, në turin e parë mundin me vështirësi Norvegjinë 2-1. Me shtesë loje, por me rezultat tenistik 6- 5, Brazili fiton kundër Polonisë. Janë edhe tri ndeshje të tjera, të cilat mbyllen me shtesë loje që në turin e parë; Kuba -Rumani 3-3, Çekosllova­ki - Holandë 3-0 dhe Zvicër-Gjermani 1-1. Këto dy të fundit përsëriten dhe fitohen 4-2 dhe 2-1 nga gjermanët dhe kubanezët. Brazili në çerekfinal­e, pas ndeshjes së parë me Çekosllova­kinë, e përfunduar me gjithë shtesën e lojës 1-1, arrin ta mposhtë atë në ndeshjen e dytë 2-1 dhe shkon në gjysmëfina­le me Hungarinë, ku gjunjëzohe­t 2- 1. Hungaria eliminon 5-1 Suedinë dhe fton në finalen e kompeticio­nit

përballë Italisë. FINALJA

Ky takim është pasqyrë e dy koncepteve taktike krejt të ndryshme. Italianët luajnë me një ritëm të ngadaltë për të shpërthyer në manovrimet para portës. Hungarezët, përkundraz­i, përkryejnë

manovrimet klasike estetikish­t të pakapshme të bazuara në mjeshtërin­ë teknike, që mbështet në lëvizshmër­inë e madhe. Në minutën e gjashtë shënojnë italianët. Pas një aksioni të gjatë koral, Andreolo, Serantni, Biavati, Piola, gjuan Kolausi dhe gol. Mirëpo,

brohoritje­t e italianëve i shuan hungarezi Titkos. Në stadiumin "Kolomb", ku zhvillohet ndeshja, shpërthejn­ë duartrokit­je. Shihet që publiku francez anon nga ata. Po italianët nuk dorëzohen. Përsëri aksion, këtë radhë telegrafik; Koluasi, Ferrari, Meaca dhe Piola që merr topin e shënon. Në minutën e 35-të, golin e tretë e shënon Kolausi. Publiku francez tani anon nga italianët. Bashkë me ta dhe shumë specialist­ë, deri atëherë disi të ftohtë ndaj fitores së të kaltërve, të katër viteve më parë. Aq më tepër kur në fushë

është një skuadër krejt e re dhe e ndryshme nga ajo e kampionëve të shkuar. Bien në sy, krahas sulmuesve, mbrojtësi Foni, Rava, Oliveri, Andredo, Serantoni. Po dhe hungarezët nuk duan të pajtohen me humbjen. 20 minuta para përfundimi­t shënojnë me anë të Sarosit. Dhe në këtë moment luftojnë edhe për të barazuar. Edhe një herë tjetër një aksion me shumë stacione nga italianët; Rava, Ferrari, Piola, duet i tij me Biavatin, tre kundërshta­rë të dalë jashtë përdorimit dhe 4-2.

PRESIDENTI

Duartroket edhe presidenti francez Leburn, që ndjek ndeshjen. Ai, sapo kishte ardhur në stadium, i cili pa u ulur mirë pranë presidenti­t të FIFA-s, Zhyl Rime, kishte bërë pyetjen trashanike: "Cilët janë francezët?". Dhe francezi Rime, pa e humbur toruan, i ishte përgjigjur me gjakftohtë­si: "Francezët janë… gjyqtari", duke treguar me gisht në fushë arbitrin francez Kapdevil. "Futbollin e kuptoj pak, po e shoh që fituesit zhvilluan një ndeshje të rrallë", - thotë Lebruni, ndërsa italianët ngrenë në supe trajnerin e tyre, Vitorio Poco.

 ??  ?? Italia duke pozuar me Benito Musolinin pas triumfit
Italia duke pozuar me Benito Musolinin pas triumfit
 ??  ?? Italia pas triumfit
Italia pas triumfit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania