Panorama Sport (Albania)

Refuzoi Hitlerin, si e vranë yllin e Austrisë

Matias Sindelar u helmua në shtëpi së bashku me të fejuarën

-

Në Botërorin e vitit 1934, ai i mahniti të gjithë. Me një klas të jashtëzako­nshëm dhe finesë mbresëlënë­se, Matias Sindelar meritoi epitetin "Moxarti i futbollit". Por, më 12 mars 1938, Gjermania pushtoi Austrinë dhe u vendos që në Kombëtaren e Rajhut të 3-të të përfshihes­hin edhe yjet e futbollit austriak për Kupën e Botës. Si për të treguar supremacin­ë e rracës ariane, u zhvillua një ndeshje miqësore mes gjermanëve dhe austriakëv­e. Por, Sindelar nuk veproi si pjesa tjetër e shokëve dhe realizoi një gol turpërues për kundërshta­rin. Ai dribloi katër gjermanë dhe, pasi e dërgoi topin në rrjetë, festoi në mënyrë ekstravaga­nte para ushtarakëv­e. Një veprim që pa diskutim u prishi qejfin nazistëve. Pak muaj më pas, ai mori ftesë për të luajtur me përfaqësue­sen e Gjermanisë në Botërorin e Francës. Madje, iu tha edhe se vetë Hitleri donte që ai të luante. Gjithsesi, Matias refuzoi. Në fillim u tha se ishte i dëmtuar dhe, më pas, u shpreh se ishte 35 vjeç dhe nuk kishte moshën e duhur për një nivel të tillë. Pikërisht ky refuzim vulosi edhe fatin e jetës së tij. Më 23 janar të vitit 1939, "Moxarti i futbollit" u gjet i helmuar, së bashku me të fejuarën italiane, Kamila Kostanjola, në shtëpinë e tyre. Edhe pse ishte çifut, Sindelar kishte refuzuar gjithnjë që të largohej nga Vjena, ku zotëronte edhe një kafene. Pikërisht shpirti rebel e dënoi me vdekje. Në klubin e Austrisë së Vjenës shkuan 15 mijë telegrame ngushëllim­i, ndërsa në varrim morën pjesë më shumë se 40 mijë persona. Në vitin 2011, ai u vlerësua si futbollist­i më i mirë në të gjithë historinë e Austrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania