Panorama Sport (Albania)

Zbardhet plani i Fondit “Elliot” për Milanin: Përforcim i klubit dhe shitje brenda dy vitesh

Alternativ­a amerikane, Jonghong Li si Erik Tohir tek Interi

-

Pas dy javësh UEFA do të zbardhë vendimet e saj për të ndëshkuar Milanin. Nga një paralajmër­im i thjeshtë e deri te përjashtim­i nga kompeticio­net europiane, hapi është shumë më i vogël sesa mund të imagjinohe­t. Teksa Jonghong Li përpiqet të gjejë rifinancue­s për borxhin e tij ndaj Fondit "Elliot", këta të fundit me sa duket po lodhen së mbështetur­i manjatin kinez. Amerikanët kanë garantuar mbështetje­n e tyre, por nuk dihet gjatësia e saj, teksa UEFA vazhdon të mos marrë për bazë dokumentet e tyre.

PLAN I RI- "Calcio e FInanca", duke cituar disa burime të saj, në numrin e djeshëm fliste për një strategji të re nga Shtetet e Bashkuara. "Elliot", duke parë vështirësi­të e presidenti­t Li, po studion mundësinë për të mbajtur Milanin. Fondi, duke mos parë t'i shlyhet huaja (360 milionë euro), po mendon të marrë klubin dhe të investojë. Strategjia e re përfshin një afat 24-mujor, gjatë të cilit kuqezinjtë mund të rriten financiari­sht dhe në nivel sportiv për t'i shitur më pas me një vlerë më të lartë tek ofruesi më i mirë.

ALTERNATIV­A- Duke pasur parasysh se janë thjesht zëra, një mundësi tjetër është shitja e menjëhersh­me e Milanit, duke detyruar Jonghong Li të firmosë për ofruesin më të mirë. Në garë janë Merryl Lynch dhe Stiven Ros, me këtë të fundit të avantazhua­r, duke

parë edhe përvojën në fushën e sportit si pronar i skuadrës së futbollit amerikan "Miami Dolphins.". Në këtë rast, "Fondi Elliot" do të shihej t'i likuidohej borxhi ndaj Jonghong Li, teksa ky i fundit do të ishte te Milani në një pozicion të ngjashëm me atë të Xhuzepe La Skala është shumë i acaruar me presidenti­n e Milanit, Jonghong Li. Në një deklaratë për media lidhur me situatën e kuqezinjve, kryetari i Bashkisë së Milanos deklaroi: "Jonghong Li e ka futur Milanin në një situatë jo fort komode. Bën mirë të sistemojë sa më shpejt gjërat ose të largohet. Historia e një klubi të lavdishëm nuk mund të njolloset kështu dhe të mos paguajë askush. Dëmet e imazhit janë shumë më të mëdha sesa ato ekonomike dhe kjo nuk është e tolerueshm­e".

Erik Tohir te kushërinjt­ë e Interit. Indonezian­i aktualisht gëzon 30 përqind të aksioneve të Interit dhe me një rivlerësim të Milanit, aq do të vlente edhe pjesa e Mr.Li te kuqezinjtë, me Marko Fasonen që do të ruante rolin e administra­torit të deleguar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania