Panorama Sport (Albania)

Reina flet si kuqezi: Te Milani për historinë

-

Me Napolin sapo përfundoi një libër prej 182 faqesh, që përfaqësoj­në ndeshjet e tij me fanellën e të kaltërve. Tashmë, etapa e re me një emër shumë të vjetër, Milan. Pepe Reina ndihet gati për aventurën milaneze dhe këtë e ka rrëfyer në intervistë ekskluzive për "Corriere dello Sport". Pepe ju pret Milano, ndërkohë që po lini një dashuri si Napoli.

Nuk do të më heqin qafe aq kollaj. Jam shumë i lidhur me qytetin, ndaj është e sigurt që do të rikthehem, dhe jo vetëm si rival. Ishte vërtet e paevituesh­me kjo ndarje? Mund ta kuptoj një klub që vendos të mos rinovojë me një portier 36-vjeçar, kur këtij të fundit po i skadon kontrata. Zgjedhjet e drejtuesve duhen respektuar gjithmonë, ashtu si ato të lojtarëve. Në rastin tim, raporti me krerët nuk ishte fantastik dhe pavarësish­t se kjo pjesë nuk ishte parësore vendosëm që të ndahemi miqësisht.

Zgjodhët Milanin për të mbyllur karrierën?

Jo! Nga drejtuesit kuqezi ndjeva vlerësim, pastaj të hedhësh hapat e fundit të karrierës në një ndër klubet më të titulluar në botë është një arritje. E kaluara e Milanit është e gjallë dhe na flet. Unë mundem vetëm të jap kontributi­n tim për të arritur qëllimin e rikthimin e lavdisë dhe magjisë së netëve speciale europiane. Gjeni një klub me shumë probleme dhe jo vetëm sportive.

Nuk jam fare i shqetësuar, përkundraz­i ndihem i qetë dhe i karikuar. Te Milani ka njerëz të zotë që e dinë më mirë se unë si përballohe­n situata të caktuara. Do jeni "dado" për Donarumën apo do ta detyroni t'ju shohë nga stoli?

Po flasim për portierin e ardhshëm të kombëtares italiane në 15 vitet që do të vijnë. Xhixho është një djalë shumë serioz, të cilin e pret një karrierë e lavdishme. Jam i bindur që me të do të kem një raport të veçantë sepse e vlerësoj shumë, madje do të mundohem t'i vjedh ndonjë hile, duke përfituar për t'u ndier edhe unë më i ri.

Ndoshta titulli është utopi, por sa larg është Juvja sipas jush?

Është një skuadër shumë e fortë e ndoshta në Itali vetëm Milani dhe Interi mund të arrijnë ta zbresin nga froni. Do të na duhet shumë kohë dhe punë për t'iu afruar sadopak, por nuk është ky momenti të flasim për tituj apo gjëra të ngjashme...

Kur të dalë kalendari, sfida me Napolin do të jetë më e rëndësishm­ja për ju? Me siguri. Atë përballje do ta pres me shumë emocion, si unë ashtu edhe familja ime. Në Napoli kemi kaluar katër vite të mrekullues­hme dhe nuk do resht kurrë së qeni mirënjohës ndaj skuadrës dhe qytetit, por tani është çasti për një kapitull të ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania