Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i “Lautaro” tek Interi, Valero: Me Ikardin gaboi Sampaoli

Kapiteni “pret” bashkëkomb­ësin, spanjolli e mbron

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

autaro Martinez është blerja më e re e Inter it, por me siguri që nuk do të jetë e fundit. Pas presionit të fanellës, e sidomos të asaj me numër 10, argjentina­si do të duhet të përshtatet sa më shpejt me realitetin e ri për të mos u kthyer në një "Gabigol". Që nga gjuha e deri te ambientimi, problemet nuk do të jenë të pakta, por për një që ka ndier shijen e Libertador­esit dhe "Bombonerës" si armik, misioni nuk duket i pamundur.

SKEMAT- 20- vjeçari i ardhur nga Rasing Avezhaneda është një investim kolosal i Interit, që në klauzolën e djaloshit ka vendosur plot 111 milionë euro. Nëse vlen 1 milion euro më shumë se Ikardi, kjo do të shihet, por fakti që Auzilio e vlerëson kaq shumë, rrit pritshmëri­të ndaj tij. Përveç shpagimit të investimit, Lautaro duhet të dëshmojë aftësitë e

tij ofensive. Luçiano Spaleti mund të ruajë modulin e sezonit që sapo u mbyll (4-2-3-1) me sulmuesin e sapoardhur në një nga pozicionet e treshes që do të veprojë pas Ikardit. Shpejtësia, teknika dhe nuhatja e 20-vjeçarit mund të jenë gjithashtu shkas për të kaluar në 4-3-1-2 ku ardhja e një fantazisti, më shumë se nevojë, do të bëhej e detyrueshm­e.

IKARDI&CO- Ndërkohë që Spaleti "mendon" për skemat, kapiteni Ikardi kryen zakonet e shtëpisë. Nëpërmjet një postimi në "Instagram", sulmuesi i ka uruar mirëseardh­jen bashkëkomb­ësit: "Mirë se erdhe Lautaro Martinez. Të uroj më të mirën në këtë etapë të re, me këto ngjyra të mrekullues­hme". Nga burim urimesh në temë diskutimi, kapiteni zikaltër që nuk është thirrur në kombëtaren e Argjentinë­s. Në mbrojtje të tij ka dalë Borha

Valero, që duke komentuar zgjedhjen e Sampaolit deklaroi: "Lënia jashtë e Mauros më habit, por edhe në këtë sport, paragjykim­et marrin një peshë të madhe dhe duke bllokuar dikë, i hapin rrugën dikujt tjetër. Nëse Argjentina nuk thërret një si Ikardi, më keq për ta... "

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania