Panorama Sport (Albania)

Sinani: Bashkia ta lëshojë Vllazninë

"70% e ekipit zhgënjyen, Partizani nuk ka asnjë faj"

- ADMIR URUÇI

Gjatë karrierës së tij ka shënuar më shumë gola se kushdo tjetër për Vllazninë ( madje edhe në Shqipëri). Vioresin Sinani është një prej ish-lojtarëve që ka lënë gjurmë të thella te skuadra shkodrane. Por, sot po përjeton si të gjithë shkodranët dramën e rënies nga kategoria. I pikëlluar, por edhe me një apel, Sinani kërkon që të shikojë sa më shpejt këtë klub në duart e privatit si e vetmja mënyrë për të kthyer këtë ekip në elitën e futbollit shqiptar, pikërisht aty ku sipas tij e meriton. Sinani fajëson mbi të gjitha lojtarët, të cilët sipas tij nuk dhanë atë që pritej në fushë. Ish- sulmuesi rrëfen gjithçka në intervistë­n e tij për "Panorama Sport". "Lojtarët që priteshin të jepnin më shumë, dhanë shumë më pak se çfarë të paktën unë prisja. Ata nuk dhanë asgjë për të shpëtuar këtë skuadër. Mendoj se më shumë se 70 për qind e ekipit nuk tregoi asgjë. Ata kanë pa diskutim fajin kryesor dhe nuk arritën që të tregojnë asgjë nga ato që ne prisnim", deklaroi ndër të tjera Sinani në intervistë­n e tij për gazetën. Gjithashtu, ish-sulmuesi i bën thirrje Vllaznisë që të privatizoj­ë klubin, pasi vetëm kështu ekipi mund të rikthehet në nivele të larta.

Si jeni ndier gjatë këtyre ditëve, kur shikoni ekipin tuaj të zemrës të rënë një kategori më poshtë?

Kurrë nuk e kisha çuar ndër mend se do të vinte një ditë dhe do ta shikoja Vllazninë të rënë nga kategoria. Normalisht që e kam përjetuar shumë keq si të gjithë shkodranët dhe ende nuk dua ta besoj se ka ndodhur kjo. Gjithmonë, gjatë të gjithë karrierës sime kam luftuar për vende të para në renditje dhe të mendosh tashmë pozitat e skuadrës, sinqerisht që nuk ndihesh mirë. Këto janë ditë të vështira për gjithë Shkodrën.

I kujt është faji?

Vetë klubi përmes komunikatë­s për shtyp i bëri të ditur shkaktarët. Kush më shumë dhe kush më pak, të gjithë janë fajtorë për këtë dramë që i është shkaktuar Vllaznisë. Bashkia Shkodër duhet të marrë masa për ta hequr sa më shpejt nga duart klubin sepse të them të drejtën, nëse ajo vazhdon ta mbajë sërish atë, nuk e di si mund të marrë rrjedha e ngjarjeve. Por, nuk shoh një të ardhme të mirë.

Sa prej lojtarëve nuk e kanë justifikua­r fanellën e Vllaznisë?

Asnjëherë nuk kam qenë dakord që Vllaznia të jetë vetëm me shkodranë. Nëse shkodranët janë të mirë, bujrëm të vijnë e të luajnë. Nëse janë të huaj të mirë, bujrëm të vijnë. Vllaznia nuk ka nevojë as për lojtarë shkodranë të dobët dhe as për të huaj të dobët. Gjithë

bota i ka lojtarët e përzier, por duhej të bëhej një ekip i mirë, me individë të mirë, gjë që nuk u arrit dhe prandaj jemi këtu ku jemi. Lojtarët që priteshin të jepnin më shumë, dhanë shumë më pak se çfarë të paktën unë prisja. Ata nuk dhanë asgjë për të shpëtuar këtë skuadër. Mendoj se më shumë se 70 për qind e ekipit nuk tregoi asgjë. Ata kanë pa diskutim fajin kryesor dhe nuk arritën që të tregojnë asgjë nga ato që ne prisnim.

A ishte normale që dy javë para përfundimi­t, të dorëhiqej trajneri Ernest Gjoka?

Nuk është aspak normale. Nuk di nëse kishte apo jo ndikim te dy ndeshjet e fundit mosprania e tij, apo i ka paraprirë asaj që ndodhi. Por, di të them se në këtë drejtim nuk ka asgjë normale.

Shumëkush po fajëson Partizanin si shkaktar të rënies së Vllaznisë nga kategoria. Ju si e mendoni?

Vllaznia nuk duhet që ta kishte lënë veten në duart e askujt. Ata nuk duhet që të kishin lënë veten në këmbët e të tjerëve siç edhe e lanë. Nuk duhet të shikohet askund tjetër faji përveçse te

vetja. Ata duhet ta kishin mbajtur Vllazninë në elitë vetëm me këmbët e tyre. Për mua fajin nuk e ka asnjë prej skuadrave të tjera, por vetëm djemtë dhe drejtuesit e skuadrës sonë.

Është folur shumë për privatizim­in e klubit, ndërsa flitet për borxhe të shumta. A do të bëhet ky privatizim dhe sa do të ndikojnë këto borxhe në këtë proces, pasi flitet për shuma kolosale?

Nuk i di procedurat që ndiqen për sa i përket privatizim­it. Di që flitet shumë për këtë dhe për borxhet që ka klubi. Unë nuk dua që të futem thellë dhe të them se ndikojnë këto apo ato gjëra në privatizim. Unë di vetëm të them se privatizim­i duhet sa më parë. Nëse e mban sërish bashkia Vllazninë edhe në Kategorinë e Parë, gjërat do të vështirëso­hen dhe përkeqësoh­en edhe më shumë. Mund të them se drejtuesit e bashkisë duhet të bëjnë maksimumin që të gjejnë një mënyrë për ta lëshuar Vllazninë në duar të privatit. Kjo është e vetmja zgjidhje për të shikuar sa më shpejt Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar dhe aty ku e kemi parë dhe dëshiruar gjithmonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania