Panorama Sport (Albania)

Akord me Ze Marian, do firmosë për 2 vite

Kanë mbetur disa detaje të fundit për të mbyllur zyrtarisht marrëveshj­en

- ADELA MERKO

Tirana dhe Ze Maria po shkojnë drejt akordit final. Kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit për t'u diskutuar dhe më pas klubi pritet që të dalë zyrtarisht për të konfirmuar braziliani­n. Përtej pikëpyetje­ve që u shtuan në muajt e fundit, shanset që ai të qëndrojë janë shtuar ndjeshëm. Sikundër është thënë, trajneri është nën kontratë, megjithatë negociatat mes tij dhe presidenti­t janë përqendrua­r jo vetëm te hartimi i një projekti ambicioz, por edhe te zgjatja e bashkëpuni­mit. Në takimet e fundit është folur për rishikim të kontratës së firmosur në qershorin e 2017ës. Burime të sigurta për "Panorama Sport" zbulojnë se trajneri parimisht ka marrë OKin për të firmosur kontratë dyvjeçare. Duket se deri diku është gjetur dakordësia, megjithatë palët janë duke folur edhe për disa pika të fundit që të shkojnë te firma.

OBJEKTIVAT - Klubi kërkon që të ndërtojë një ekip ambicioz. Rikthimi në elitë

duhet të shoqërohet pa diskutim me trofe dhe në këtë pikë është gjetur edhe gjuha e përbashkët. Presidenti sheh te Ze Maria trajnerin e duhur për të vijuar rrugëtimin edhe në Superiore. Puna që braziliani bëri sezonin e fundit ka folur jo vetëm në rezultate,

por edhe në fushën stërvitore. Sigurisht që me ndryshimin e kategorive edhe forca ndryshon, por Refik Halili ka menduar që t'i japë një shans ish-mbrojtësit të Interit.

KUSHTET - Trajneri ka reklamuar edhe kushtet e veta gjatë takimeve të shpeshta

që ka zhvilluar me presidenti­n. Veç përforcimi­t të organikës, ku ai pret minimalish­t nga dy blerje të forta për çdo repart, ka kërkuar afrime edhe në staf. Ze Maria e ka parë të udhës që të marrë një bashkëpunë­tor për trajnerin e portierëve, që do të thotë do një ndihmës për Emanuel Egbonë. Dhe nga sa mësohet në këtë pikë, duket se kreu i kryeqyteta­sve nuk ka pasur kundërshti­me.

VERDIKTI - Deri në fund këtij muaji ose maksimumi në fillim të javës së parë të qershorit do të jepet edhe verdikti final. Ze Maria, pasi shtyu pushimet, mendohet që do ta lërë Shqipërinë pikërisht në nisje të muajit pasardhës. Bisedimet janë duke shkuar në rrugën e duhur, megjithatë jo vetëm trajnerit, por edhe drejtuesve u leverdis që të "vulosin" një herë e mirë të ardhmen e stolit bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania