Panorama Sport (Albania)

Reali “mbret” i Europës, portieri i Liverpulit: Nuk e di çfarë ndodhi

Mbrëmje horror e portierit Karius, Salah luan 30 minuta

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ësh të kampion i Eu ropës. Sërish, una mas edhe një herë tjetër , për të tretin vit radhazi. Tre Champions radhazi. Lexojeni mirë: Diçka historike. Në Kiev, një Liverpul i mirë tradhtohet nga Kariusi i "pashpirt" dhe humbet 3-1. Klop "digjet" në një tjetër finale të Europës pas asaj të humbur kundër Bajernit në Champions dhe kundër Sevijës në Europa Ligë, por ndoshta ka shumë pak gjëra për t'u kritikuar me përjashtim të zgjedhjes së portierit. Kur humbet sepse kundërshta­rët zbresin në fushë një "rezervë" që është blerë 100 milionë euro dhe shënon me roveshatë, s'mund të bësh gjë.

LUAN BENZEMA

Deri diku një finale e ekuilibrua­r ajo e Kievit, mbi të gjitha e luftuar. Reali është i njëjti si në finalen e Kardifit, me Benzemanë titullar sepse ai është partneri i duhur i Ronaldos në ndeshje të tilla. Bejl sakrifikoh­et dhe qëndron në stol. Por, Klop duket se kishte studiuar mirë finalen me @ uventusin dhe vendos Hendersoni­n që të përplaset me Iskon sa herë që ky i fundit zbret më poshtë në fushë për të marrë topin nga treshja e mrekullive Modriç-Kasemiro-Kros. Benzema ishte i vetmi që në pjesën e parë e dërgoi topin në rrjetë, por ishte pozicion jashtë loje.

DËMTOHET SALAH

45 minutat e para, përveç ndonjë pritjeje mirë Navas kundër Arnold dhe ndonjë ndërhyrjej­e të saktë të Ramosit dhe Varanit kundër Firminos dhe Manesë, shënjohen nga dy "drama" personale. Ajo e dëmtimit të Karvahalit që i lë vendin Naços dhe mbi të gjitha ajo e Salahut. Dueli i "Topit të Artë" me Ronaldon zgjat vetëm 30 minuta sepse bie shumë keq nga një duel me Ramosin dhe dëmtohet në shpatull. Ringrihet, por më kot. Nuk ka më forcë për të vazhduar dhe largohet mes lotësh për t'i lënë vendin Lalanës.

GAFA E KARIUS

Ashtu si në Qells, Madridi zgjohet kur del në fushë dhe gjen menjëherë avantazhin. Por surprizon Liverpuli që ka më shumë frikë se mos e pëson nga momenti në moment. Në fillim të kuqtë shpëtojnë nga një traversë e Iskos, ndërsa më vonë Karius bën një gafë amatore dhe u dhuron golin e parë madrilenëv­e. Klop shokohet, për fat ky avantazh i Realit zgjat vetëm 5 minuta. Korne për Liverpulin, Lovren e devijon me kokë dhe Mane e dërgon në rrjetë. 1- 1 dhe gjithçka nga e para.

ÇMENDURI E BEJL

Jashtë Isko dhe Bejl në

fushë. Dhe ja ku ndodh e çuditshmja. Vetëm pak sekonda më vonë, uellsiani prek topin e parë dhe ishte një roveshatë spektakola­re. Me këmbën e majtë devijon krosimin e Marselos dhe i jep avantazhin Realit. Ufarë goli. Një tjetër roveshatë, për këtë ekip jashtëtokë­sorësh. Përfundoi? @o ende. Mane godet shtyllën dhe të kuqtë besojnë ende. Kanë shpresë, deri në momentin kur portieri nxjerr

një tjetër gafë nga repertori i tij. Bejl lëshon një predhë nga larg, por jo aq sa për të mos u ndalur nga një portier profesioni­st. Për çudi, Karius nuk bën asgjë dhe e sheh të përfundojë në rrjetë. Ronaldo kërkon golin e katërt dhe lavdinë personale. Por nuk ia del. Megjithatë, Reali bën 13 Champions. Një numër që sjell ters, por duket se madrilenët nuk i tremben...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania