Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e femrave magjeps Izraelin

Harrohet Austria, tjetër triumf në transfertë

- ARTIN LLESHAJ

Skuadra jonë ko mbëtare e drejtuar nga Altin Mërtiri rikthehet te fitorja duke thyer me rezultatin e pastër 3-0 Izraelin pas një loje të shkëlqyer në çdo aspekt, ku vajzat kuqezi realizuan një ndeshje perfekte si në fazën mbrojtëse, po ashtu edhe në atë sulmuese, një fitore me shumë vlerë jashtë fushe. Shqipëria tregoi edhe një herë që është në formë shumë të mirë dhe vazhdojnë të besojnë në një kualifikim të mundshëm për në fazën tjetër dhe lënë pas zhgënjimin e pësuar në Tiranë, përballë Austrisë. Në këtë ndeshje ra në sy forma e shkëlqyer e lojtareve tona, ku Prenga, Marina, Sijoni dhe Tuci ishin në një ditë të shkëlqyer dhe bënë diferencën në parket.

Ndeshja - Vajzat kuqezi zbresin në parket të vendosura për fitore dhe e tregojnë menjëherë superiorit­etin mbi kundërshta­rin, duke kryesuar bindshëm që në setin e parë, të cilin e fitojnë 25- 18. Seti i dytë është një vazhdimësi e të parit me skuadrën tonë që dominon gjatë gjithë kohës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshta­rit, ku fillimisht shkojmë në rezultatin 16- 9, më pas kalojmë në 21- 10 dhe në fund seti mbyllet 25-16. Seti i tretë duket një formalitet për kombëtaren tonë, që menjëherë kalon në avantazh 106, më pas e thellon në 20-8, për ta mbyllur në fund me suksesin e thellë 25- 14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 3- 0. Kjo ishte fitorja e dytë jashtë fushe për Shqipërinë, duke treguar që faktori fushë nuk përbën asnjë problem, pasi lojërat më të mira i kanë zhvilluar për çudi në transfertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania