Panorama Sport (Albania)

Luhet për 50 milionë lekë, Laçi e ka siguruar Europën

Finalja, korçarët nuk kanë fituar asnjëherë

-

Skënderbeu-Laçi është hera e parë që përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë, pikërisht në edicionin e 66-të. Mirëpo, në këto shtatë vitet e fundit që korçarët dominojnë në futbollin shqiptar, edhe pse kanë qenë në finale tri herë, e kanë snobuar Kupën e Shqipërisë. Tersi në këtë kompeticio­n ka vijuar edhe dekada më parë me Skënderbeu­n, që do të kërkojë sot në finalen e gjashtë në histori Kupën e parë. FSHF jep 50 milionë lekë të vjetër shpërblim për fituesin e Kupës dhe ky është natyrisht një stimul më shumë për finalen që do të luhet në "Elbasan Arena". Laçi ka treguar se nuk është rastësi që i shkon deri në fund të këtij kompeticio­ni, pasi deri më tani e ka fituar dy herë, duke mposhtur Bylisin dhe Kukësin në finale në vitet 2013 dhe 2015. Edhe në edicionin e 64- t, kurbinasit kanë qenë në finale, por nuk e kanë fituar dot Kupën, pasi Kukësi i mposhti me penallti. Këtë herë bardhezinj­të e drejtuar nga Gentian Mezani janë të zhveshur edhe nga presioni i sigurimit të pjesëmarrj­es në Ligën e Europës. Laçi e mbylli kampionati­n në vendin e katërt dhe sido që të shkojë sot finalja

e Kupës, e ka të sigurt Europën. Sipas rregullore­s, nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, në rastin konkret Skënderbeu, atëherë skuadra e renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Kësisoj, bardhezinj­të do të tentojnë sot që përveç

fitimit të trofeut, të marrin edhe shpërblimi­n e FSHF- së, duke shtuar të ardhurat. 215 mijë euro klubi kurbinas i përfiton nga UEFA vetëm për pjesëmarrj­en në Europë, ndërsa Skënderbeu në rast se KAS i jep të drejtën të marrë pjesë në Champions, i nis përfitimet, duke filluar nga 480 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania