Panorama Sport (Albania)

REALI I MADRIDIT

-

NAVAS 6 - Fantastik ndaj Aleksander-Arnoldit në pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0. Por, në topat ajror pa adresë, ai kalon në panik.

KARVAHAL 5,5 - Ndonjë problem me Manenë dhe një kthim i tmerrshëm topi pas që kalon vijën fundore. Pak çaste pas Salahut, edhe ai ngre flamurin e bardhë ( Nga 37' Naço 6,5 - Pozicionoh­et në të djathtë, në emergjencë. Dhe nuk tradhton, pavarësish­t cilësive të tij si mbrojtës qendre, duke mbrojtur mirë zonën e tij).

RAMOS 6 - Provokon dëmtimin e Salahut dhe humbet duelin ajror me Lovrenin: dy nota negative të një prezantimi, por pavarësish­t merr notë pozitive.

VARAN 7 - Ndeshje e madhe. Ia del më së miri, duke mbajtur të heshtur Firminon dhe i tregon aftësitë e tij në më shumë se një rast.

MARSELO 6,5 - E rrit tonin në pjesën e dytë, pas një pjese të parë në të cilën nuk regjistroi asgjë. Dhuron asistin për golin spektakola­r të Garet Bejlit te goli i 2-1.

MODRIÇ 6,5 - Në vështirësi me presingun fillestar të Liverpulit. Por, cilësitë e tij superiore dalin në pah.

KASEMIRO 6 - E nis keq, me më shumë se një top të humbur, pastaj fiton besim me kalimin e minutave. I çmuar kudo në mesfushë.

KROS 6,5 - Nuk e humbet kurrë topin. Kurrë! Saktësi absolute. Në dukje bën gjëra të thjeshta, në praktikë xhiron gjithë skuadrën.

ISKO 5,5 - Ndizet fare pak një si ai, nga i cili nuk mund të priten aksione "normale". Ka një shans të artë në fillim të pjesës së dytë, por godet traversën (nga 62' Bejl 8 - Pas Lisbonës 2014, Kiev 2018. Këtë herë hyn nga stoli, por vendos një tjetër finale. Goli i parë është ëndrrash, i dyti me ndihmën e Kariusit. Vendimtar).

BENZEMA 7 - Mund të jetë i kontestuar, pak i dashur, por është vendimtar. I paçmueshëm në aksionet me shokët, kur vepron si njeriu i skuadrës. Gjen një gol me fat, por të merituar (nga 89' Asensio, pa notë). RONALDO 5,5 - E çuditshme, por e vërtetë: nuk është finalja e tij. Ka pak raste, por kur shfaqet i vetëm përballë Kariusit, bllokohet nga Robertson).

TRAJNERI ZIDAN 8 - Tre Champions radhazi në 3 vitet e para si trajner: askush si ai në histori. Arrin Peislin dhe Ançelotin në Olimpin e më fituesve. Dhe jemi vetëm në fillim...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania