Panorama Sport (Albania)

Baloteli kthehet me gol, por Italia nuk bind

Italianët, testi i parë i "Mançios" kënaq vetëm për 45 minuta, sauditët nuk bëjnë dëm aloteli dhe eloti bëjnë detyrën, por orkestra "A urre" vuan lodhjen e sezonit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas zhgënjimit për kualifikim­in e mu nguar në Botëror, Italia nën drejtimin e Roberto Mançinit zhvilloi dje provën e parë. Ish-tekniku i Interit, në ndeshjen e djeshme ndaj Arabisë Saudite, provoi një formacion të ri në skemë (4-3-3) dhe interpretu­es. Ndryshe nga sa u përfol, shiriti mbeti në krahun e Leonardo Bonuçit, teksa Baloteli në rikthimin e tij pas 4 vitesh, gjeti edhe rrugën e rrjetës. Pa harruar vlerën e kundërshta­rit, "Axurrët" e nisën fort takimin, duke rrezikuar që në minutën e gjashtë me "Superomari­on". Gjashtë minuta më pas, provon edhe Pelegrini i rreshtuar në mesfushë, por pa sukses. Në minutën e 21- të Baloteli driblon jashtë zone dhe dërgon topin në cepin e poshtëm të portës së Al Mosailem që mundohet, por nuk arrin të ndalë goditjen që përfundon në rrjetë. Arabia mundohet të reagojë, por janë italianët që nuk lëshojnë frerët e lojës. Fillimisht, Pelegrini lirohet bukur në zonë, por godet mbi tra, ndërkohë që provon edhe Krishito, por goditja e tij përplaset në traversë.

RREZI E- Pjesa e dytë nis ashtu siç përfundoi e para me Italinë që mori iniciativë­n dhe sauditët që prisnin kundërsulm­in fatal. Ndër më të rrezikshmi­t përsëri Pelegrini, por shënjestra nuk është në lartësinë e duhur. Në

minutën e 59- të nis valsi i ndërrimeve, që do të përfundojë me gjashtë për italianët dhe 4 për rivalët. Beloti i futur në vend të Balotelit gjen golin në minutën e 69-të, pas zhvillimev­e të një goditje këndi. Italia sikur çlirohet

dhe rivalët përfitojnë duke shënuar golin e nderit me Al Shehrin, që duket sikur niset në ofsajd. Jo pak faje për "Axurrët" që nuk rreshtohen si duhet. Në minutat e fundit, falë edhe ndërrimeve, intensitet­i bie me Italinë që

nuk gjen asnjëherë pasimin e fundit, ndërsa Arabia rrezikon jo pak të gjejë barazimin që nuk vjen, as pas tri minutave shtesë. Mançini debuton me fitore, por dukshëm duhet ende punë, sidomos për një Itali "botërore"...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania