Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t, Ramos debat me Ronaldon

Kristiano puth stemën e ealit dhe bën një hap pas, e ardhmja është enigmë

-

Kristiano Ronaldo prishi festën e fi tores së Champions-it vetëm pak minuta pasi Serxho Ramos ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve. Ai vuri në dyshim vazhdimësi­në e tij me Realin dhe fjalët se ishte bukur të luaje në Madrid u përhapën me shpejtësi në të gjithë botën, aq sa askush nuk po merrej më me triumfin madhështor të Realit për herë të tretë në Ligën e Kampionëve. Këto fjalë i mësuan edhe lojtarët dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët ishin duke festuar. Këtë deklaratë e mësoi edhe kapiteni Serxho Ramos, i c i l i nuk e largoi buzëqeshje­n nga fytyra pasi kishte arritur diçka të jashtëzako­nshme dhe mendoi që të diskutonte me Kristianon disa momente më vonë. Gazeta spanjolle "Marca" ka zbuluar bisedën mes tyre në dhomat e zhveshjes.

DEBATI- Nuk kishte asnjë ton të ngritur, por një diskutim mes dy zotërinjsh. Ishte Serxho Ramos që me qetësinë e tij

i kërkoi llogari Ronaldos pse e bëri këtë deklaratë dhe i tha se ishte shumë e nxituar. "Kris, nuk ishte gjëja e duhur ajo që the. Nuk ishte momenti i përshtatsh­ëm për ta dhënë", i tha fillimisht Ramos. F lli portugez nisi të kthente

përgjigje dhe të mbronte atë që kishte bërë, por Ramos nuk e la. "Prit, mos insisto. Duhet të bësh një hap më përpara dhe ne do të ndihmojmë", vazhdoi më tej kapiteni. Ronaldo e pranoi që momenti i zgjedhur nuk ishte i duhuri dhe për pak kohë doli në media për ta pranuar gabimin që bëri. Ramos nuk donte të ndalej me kaq, por i shprehu mbështetje­n pa kushte mikut të tij. "Jemi me ty Kris, por edhe ti duhet të na ndihmosh", përfundoi kapiteni. Ronaldo e kuptoi dhe e pa këtë moment ku kapiteni i ekipit donte që të zgjidhte situatën e krijuar. Ramos nuk është thjesht një kapiten në këtë ekip. Ai është lideri për shumë lojtarë, por edhe një nga të zgjedhurit e Perezit për të zgjidhur situatat e vështira, sidomos edhe atë me Ronaldon.

PUTH STEMËN- Gjatë festës që u zhvillua në "Santiano Bernabeu" Ronaldo dha shenja paqeje me Realin dhe puthi stemën e fanellës madrilene. Tifozët dhe lojtarët kënduan gjithmonë: "Ronaldo qëndro U "Ai i mirëpriti koret dhe këngët që tifozët kënduan pro tij, por në fakt duhet të jetë Florentino Perez ai që duhet ta bindë yllin e skuadrës dhe t'i plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike që ai ka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania