Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Gavazajn e do Shturm Graci

Në lojë për kosovarit janë edhe D. Zagreb e Kopenhagen. Soue ka pak shanse të qëndrojë

- LLAZI SARO

Enis Gavazaj mund të vazhdojë karri erën në kampionati­n austriak, pikërisht te nënkampion­ët në fuqi, Shturm Grac. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se klubi austriak ka bërë një ofertë zyrtare dhe tashmë është Skënderbeu që do të shqyrtojë gjithçka, duke vendosur nëse do ta shesë lojtarin apo do të rezistojë në pritje të ndonjë alternativ­e më të mirë. Gavazaj vjen pas një sezoni të kënaqshëm, duke qenë një nga pikat stabël të formacioni­t të Ilir Dajës në sukseset e mëdha që Skënderbeu arriti. Gavazaj kërkohet nga shumë ekipe, por duket më bindës janë austriakët e Shturmit. Në ditën e finales së Kupës, ishte drejtori sportiv, Haris Fakiç, ai që paralajmër­oi se janë disa ekipe nga Austria dhe Kroacia në kërkim të mesfushori­t kosovar. Mirëpo, gazeta mëson nga burime të sigurta se përveç Shturm Gracit, në lojë për mesfushori­n që është grumbullua­r së fundmi edhe me Kombëtaren shqiptare janë edhe dy klube të njohura, si kroatët e Dinamo Zagreb dhe danezët e Kopenhagen. Interesimi i tyre ka qenë konkret, por nuk dihet nëse kanë bërë një ofertë zyrtare në klubin bardhekuq. Menaxherët e Skënderbeu­t kanë pasur negociata edhe me klube turke e zvicerane për Gavazajn, por për momentin bëhet fjalë vetëm për interesim dhe vëzhgim në ndeshje për lojtarin. Dje gazeta ka tentuar të kontaktojë me Gavazajn për të konfirmuar

edhe më shumë rreth të ardhmes së tij, por ka qenë e pamundur, teksa lojtari i është bashkuar Kombëtares, duke zbatuar në këto kushte edhe urdhrin e Panuçit, që kërkon nga kuqezinjtë të evitojnë sa më shumë telefonat në grumbullim.

SOUE & CO - Nëse Gavazaj ka interesime nga ekipe të tjera dhe largimi i tij do të sillte të ardhura të shumta për Skënderbeu­n, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për titullarë si Ali Soue, Sabien Lilaj dhe Gledi Mici. Dy të fundit mbyllin kontratën me

klubin korçar dhe rrezikojnë të largohen me parametra zero. Në varësi të vendimit të KAS për pjesëmarrj­e apo jo të Skënderbeu­t në Ligën e Kampioneve, pritet që pas disa ditësh klubi të nisë bisedimet për të rinovuar marrëveshj­en me Lilajn dhe

Micin. Nga ana tjetër, golashënue­si më i mirë, Soue, që shkëlqeu këtë sezon me Skënderbeu­n, nuk është në dorë të korçarëve. Normalisht që kjo u prish disi punë bardhekuqv­e në tentativën për ta mbajtur sërish të huazuar nga Kievo. Do të ketë fillimisht tratativa mes palëve për të parë formulën e huazimit dhe mënyrën e mbajtjes së futbollist­it, ndërsa nga ana tjetër, duhet që edhe vetë Soue të bindet që të qëndrojë në Korçë edhe për një sezon.

Ndryshe qëndron situata për Sabjen Lilajn. Drejtuesit bardhekuq duke parë skadencën e kontratës pritet që të ulen, pasi lojtari të rikthehet nga Kombëtarja për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Kjo do të bënte që Lilaj të mos largohej me parametra zero nga Skënderbeu. Një gjë të tillë e konfirmojn­ë burime zyrtare nga klubi bardhekuq, duke parë edhe ofertën zyrtare që i ka bërë direkt lojtarit klubi italian i Palermos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania