Panorama Sport (Albania)

Nedved vë veton: Dibala nuk lëviz nga Juventusi

Zv. presidenti: Për një moment na hutoi Champions-i

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pavel Nedved, së bashku me person alitete të tjerë të sportit italian, ishte pjesë e edicionit të 15-të të "Viali e Mauro Golf Cup 2018", në përfundim të së cilit foli edhe për stacionin "Juve.Tv".

Drejtuesit e Juventusit, përveç se në punën e tyre, spikasin edhe në ngjarje bamirësie si kjo. Çfarë ju motivon?

Nuk dua të kthej kokën pas, por mund të them se në katër vitet e fundit kemi punuar mirë. Do të jetë e vështirë të përmirësoh­emi, por kjo nuk e zbeh punën fantastike të trajnerit dhe ekipit, të cilët meritojnë vetëm përgëzime.

Cili ishte momenti kyç i sezonit që sapo u mbyll?

Juvja ka thënë fjalën e saj gjatë gjithë sezonit. Me syrin tim shihja një skuadër që e kishte mendjen pak më shumë te Champions-i dhe mendoj se kjo vihej re herë pas herë. Kur u nevojit të shtonim ritmin për të mbajtur larg Napolin, besoj se u përgjigjëm si duhet. Rivalët i patëm edhe një pikë larg në një çast të caktuar, por kjo vetëm sa i dha bukuri një kampionati në vetvete shumë entuziazmu­es.

A është konfirmimi i Alegrit hapi i parë drejt së ardhmes?

Sigurisht. Masimilian­o ka dhënë kontribut të jashtëzako­nshëm në sukseset e viteve të fundit. Ai ka fituar katër herë radhazi Kupën dhe Kampionati­n, por tashmë duhet të shohim përpara.

Alegri kërkoi respekt.

Mendoni se nuk ju respektuan?

Juvja do të jetë gjithmonë aty për të thënë fjalën e saj dhe do të punojë gjithnjë me sytë nga objektivat e së ardhmes. Personalis­ht jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi kemi punuar deri më sot. Përforcime­t më bëjnë

optimist, pasi mendoj se të gjithë do të mundohen të na mundin.

Çfarë kampionati prisni me rikthimin e Karlo Ançelotit?

Shumë të vështirë, sepse Napoli ka marrë një trajner të madh që ka fituar shumë kudo

që ka punuar. Edhe Roma ka treguar cilësi, por ne duhet të jemi gati siç kemi qenë në vitet e fundit.

A është Dibala një simbol dhe pikënisje e sezonit të ri?

Pa dyshim që është një futbollist shumë i rëndësishë­m. Ai ka një kontratë me Juventusin dhe ne jemi të lumtur për gjërat që ai po bën. Mund të përmirësoh­et shumë, mendoj se e ardhmja i përket atij.

Ndoshta nuk më dëgjuat më parë. Përse Alegri kërkon respekt për Juven, kaq shumë ia ndieni mungesën?

Jo, aspak, por ai ka të drejtë ta kërkojë, pasi çdo sukses që ka arritur, e ka bërë në fushën e lojës ku Juvja ka fituar me meritë. Unë polemika nuk bëj dot, sepse prej 100 vjetësh jemi nën shënjestër dhe jam mësuar me mungesën e respektin. Duhet të shohim drejt se ardhmes sepse këto gjëra tashmë janë normale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania