Panorama Sport (Albania)

Hasan Lika, një tjetër kandidat për vlonjatët

Idrizi do një teknik me eksperienc­ë në Superiore

-

Flamurtari hap tenderin për trajner. Drejtuesit e klubit vlonjat janë angazhuar që brenda javës skuadra të ketë trajnerin e ri. Por, administra­tori Sinan Idrizi është i vendosur që trajneri i ri të jetë një njohës i mirë i kampionati­t shqiptar dhe po i qëndron fort kësaj teze. Administra­tori nuk dëshiron që të dështojë në sezonin e ri, ashtu sikundër ndodhi në sezonin që sapo u mbyll. Në klub thonë se emrin e trajnerit të ri do ta kenë brenda kësaj jave dhe në fakt janë disa kandidatë, të cilët përfliten. "Panorama Sport" zbuloi se Flamurtari interesohe­t për ish-trajnerin e Kombëtares Shqiptare U-21, Skënder Gega. Ish-mbrojtësi i "demave të kuq" dhe Kombëtares ishte në Vlorë për të parë nga tribuna e stadiumit ndeshjen e javës së 35të mes Flamurtari­t dhe Partizanit, ku shoqërohej nga Eqerem

Memushi. Një tjetër kandidatur­ë potenciale është edhe ajo e ish-trajnerit të Luftëtarit dhe Kukësit, Mlladen Milinkoviç. Nuk dihet se në çfarë faze janë bisedimet me Gegën dhe Milinkoviç­in.

LIKA - Burime pranë administra­torit të Flamurtari­t, Sinan Idrizi, bëjnë me dije për "Panorama Sport" se klubit i kanë propozuar edhe dy trajnerë, një italian dhe një kroat. Por, Idrizi preferon një trajner shqiptar apo edhe ndonjë të huaj, por që ka punuar në kampionati­n shqiptar dhe e njeh Superioren. "Panorama Sport" zbulon se drejtuesit e klubit kanë piketuar si kandidat për trajner edhe Hasan Likën. Këtij të fundit i përfundon kontrata me Luftëtarin dhe është i lirë. Lika arriti sukses të padiskutua­r me gjirokastr­itët

këtë sezon duke i çuar ata në Kupat e Europës. Ky është edhe shkaku që vlonjatët e kanë piketuar, por edhe për eksperienc­ën e tij të gjatë, pasi ka drejtuar shumë ekipe dhe e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar. DAJA - Një tjetër kandidat për stolin vlonjat është edhe Ilir Daja. "Panorama Sport" mëson se drejtuesit pëlqejnë afrimin e trajnerit kryeqyteta­s. Duke qenë se kanë projekt ambicioz për sezonin e ri, kërkohet një trajner kampion dhe për momentin Ilir Daja mbetet një kandidat potencial, duke qenë se këtë sezon fitoi kampionati­n dhe Kupën në drejtim të Skënderbeu­t. Por, për afrimin e Dajës ka një problem në mes. Ai mund të afrohet te Flamurtari vetëm nëse KAS-i lë në fuqi dënimin për Skënderbeu­n. Nuk dihet nëse Ilir Daja ka pasur kontakt ose jo me drejtuesit e Flamurtari­t,

por emri i tij qarkullon si kandidat në Vlorë.

LIÇAJ - Bie pista e Edmond Liçajt për drejtimin e Flamurtari­t dhe shkak është bërë mosha e madhe. Por, mësohet se edhe vetë ish-trajneri vlonjat e ka refuzuar pak a shumë këtë ofertë. Gjithsesi, Liçaj pritet të jetë pjesë e stafit drejtues. Idrizi do t'i besojë ish-trajnerit postin e drejtorit në klub, duke e rikthyer te Flamurtari. Kjo pritet të jetë java e rinovimeve te kuqezinjtë. Vlonjatët synojnë që të mbajnë për sezonin e ri disa nga lojtarët kryesorë që mbyllën sezonin. Flamurtari kërkon që të rikonfirmo­jë në portë Adis Nurkoviç. Po ashtu do t'u kërkohet rinovimi edhe Pollozhani­t, Mustës, Siljanovsk­in dhe Useinit. Të pestë këta lojtarë janë në Vlorë, ende nuk janë larguar dhe mbeten në pritje të rinovimit. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania