Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, dy rroga gjobë futbollist­ëve

Zbardhet pika në kontratat e klubit Vllaznia, lojtarëve do u mbahen 2 paga Një muaj do u mbahet edhe pjesëtarëv­e të stafit pas rënies nga Superiorja, ja detajet

- ADMIR URUÇI

Klubi i Vllaznisë ka gjobitur të gjithë lojtarët e tij me nga dy rroga pas rënies nga Superiorja. U përfol se gjoba ndaj tyre mund të ishte me nga një rrogë, por klubi ka zbardhur klauzolën që kanë pasur lojtarët në rregullore­n e brendshme të skuadrës. Në rast të rënies nga kategoria, lojtarët do të penalizohe­n me nga dy rroga gjobë. Drejtuesit e klubit më në fund kanë hapur edhe rregullore­t për të ndëshkuar lojtarët si pjesë përbërëse e fajit për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Një gjë e tillë mësohet se i është komunikuar edhe vetë lojtarëve. Me sa duket, futbollist­ët e Vllaznisë tani do të marrin vetëm një nga tre rrogat që nuk u janë dhënë. Drejtuesit e klubit Vllaznia, pavarësish­t vështirësi­ve për të siguruar fondet në kohë reale dhe vonesave që kanë pasur në pagesa, duhet thënë se përgjatë të gjithë kësaj periudhe, kanë qenë tepër kor-

rekt me pagesat e bëra. Gjoba ndaj lojtarëve ishte e pritshme pas asaj rënieje të ekipit nga Superiorja.

STAFI TEKNIK

Gjoba me dy muaj rrogë për lojtarët nuk do të zbatohet për stafin teknik. Nga sa bëhet e ditur pas

dorëheqjes së teknikut Ernest Gjoka dhe stafit të tij, drejtuesit e klubit do t'i penalizoni­n ata me mbajtjen e rrogës së fundit, gjë e cila ishte shkruar edhe në kontratën e drejtuesve teknikë. Mirëpo, rregullorj­a që dje kanë hapur drejtuesit e klubit, duhet që të ishte unike edhe për stafin teknik. Megjithatë nga sa mësohet, një gjë e tillë nuk do të aplikohet edhe për pjesëtarët e stafit që kanë pjesën e tyre të fajit në rënien e skuadrës. Klubi i futbollit Vllaznia, me sa duket, veproi edhe në këtë rast me dy standarde. Ndryshe një vendim për lojtarët dhe ndryshe për stafin që u largua dy javë para përfundimi­t të kampionati­t. Përveç reagimit të drejtuesve të klubit një ditë, pasi skuadra ra në Kategorinë e Parë, gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur më reagime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania