Panorama Sport (Albania)

Panuçi: Kombëtarja nuk është vend pune

Miqësorja Shqipëri-Kosovë, sot 20:00/ Shalande, kritika FSHF-së: Na marrin lojtarët

- OLSI TUJANI

Panuçi e thotë "troç": "Kombëtarja nuk është vend pune". Trajneri i Kombëtares vijon të tregojë për futbollist­ët e tij se askush nuk është i pazëvendës­ueshëm, teksa ai flet me garanci dhe bindje se skuadra Kombëtare ka shumë për të treguar dhe, mbi të gjitha, ka mundësinë dhe shanset për të fituar grupin kur përballë do të jenë...

Panuçi e thotë "troç": "Kombëtarja nuk është vend pune". Trajneri i Kombëtares vijon të tregojë për futbollist­ët e tij se askush nuk është i pazëvendës­ueshëm, teksa ai flet me garanci dhe bindje se skuadra Kombëtare ka shumë për të treguar dhe, mbi të gjitha, ka mundësinë dhe shanset për të fituar grupin kur përballë do të jenë dy si Izraeli dhe Skocia. Përpara miqësores me Kosovën, Panuçi kompliment­on kundërshta­rin si një ekip me talente, ndërsa shprehet se është i hapur të grumbulloj­ë nga më të riun deri te më të vjetrin. "Nuk është e thënë që ata, të cilët nuk kanë qenë në këto grumbullim­e, nuk do të jenë në shtator", është përgjigjja diplomatik­e që Panuçi u jep të gjithë të anashkalua­rve deri tani, të cilët i takojnë brezit të futbollist­ëve që ishin në Europian, pjesë e "gardës së vjetër" së De Biazit.

Thirrjet nga kampionati shqiptar, është një strategji e juaja?

Nuk është strategji, ka lojtarë interesant­ë në Shqipëri, si Guri që është shfaqur mirë gjatë vitit dhe e kemi ftuar. Tanimë, ai duhet të tregojë që e meriton kombëtaren. Edhe lojtarët nga Shqipëria janë të mirëpritur. Nëse janë të aftë, i grumbulloj. Por pastaj është arena ndërkombët­are, duhet të tregojnë se e meritojnë atë.

Për çfarë vlejnë këto miqësore, kur shumë lojtarë kanë pak minuta?

Këto miqësore shërbejnë si për të gjitha vendet e botës, për t'u takuar. Është e qartë që lojtarët janë të lodhur se është fundi i sezonit, por po tregojnë seriozitet dhe jam i bindur se do të bëjnë mirë. Kush nuk ka 90 minuta në çdo ndeshje, e zëvendësoj­më. Ky është i rëndësishë­m, pasi është testi i fundit para ndeshjeve zyrtare dhe i kemi bërë grumbullim­et për të krijuar grupin për eliminator­et. Për këtë arsye, këto dy miqësore janë shumë të rëndësishm­e për mua.

Duke qenë se ka pak mundësi zgjedhjeje, a është problem për ju?

Jam i bindur që kemi lojtarë të mirë, një grup i mirë. Kanë qëndruar në shtëpi disa, por nuk është e thënë që nuk do të jenë më në skuadër në shtator. Ajo që duhet të bëjmë në shtator, është që të fitojmë grupin tonë në Ligën e Kombeve. Kemi mundësi të mira. Mendoj se

kam një grup të mirë për të ecur drejt Europianit, jam i bindur.

A keni një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbullua­r?

Janë ata që duhet të ma japin mesazhin, jo unë atyre. Unë shoh çdo të shtunë dhe të diel, madje edhe të hënave, pasi lojtarët në Spanjë, Itali dhe Angli luajnë edhe në këtë ditë. Shoh çdo ditë se si luajnë, dhe ftoj ata që i mendoj për t'i grumbullua­r. Këtu nuk jemi në një vend pune dhe që duhet të vijnë të gjithë. Mesazhi që iu kam dhënë që në ditën e parë është që Kombëtarja i ka dyert

e hapura për të gjithë. Bë nga të rinjtë deri te më të vjetrit. Nuk ka asnjë diferencë. Kam parë edhe kampionati­n shqiptar dhe nëse ka ndonjë të ri cilësor, e thërras. Kur ka ndonjë që nuk po kalon moment të mirë, i jap edhe një dorë.

A shërben për të zbehur konkurrenc­ën mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Ne kemi skaut në të gjithë Europën, të cilët vëzhgojnë, por unë shoh vetëm skuadrën time. Gjithashtu, edhe unë udhëtoj për të parë në të gjithë Europën nëse ka lojtarë që mund të luajnë për Shqipërinë dhe nëse krijohen të gjitha

kushtet për këtë gjë. Nëse ka ndonjë lojtar interesant për të cilin më sinjalizoj­në, jam gjithnjë i gatshëm të lëviz për ta ndjekur dhe për ta parë.

Guri është sulmuesi që ka shënuar më shumë. Si ka qenë impakti i parë dhe sa shanse ka që të aktivizohe­t?

Një djalosh shumë serioz, ka punuar mirë dhe është bërë pjesë e grupit. Ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe uroj që ai të mendojë se ky është vetëm fillimi për të dhe të mos mendojë se ka arritur diku lart. Megjithatë, mendoj se ka inteligjen­cën e duhur që të kuptojë se i duhet të punojë shumë. Duhet të dijë se tashmë që po shkon në Europë, të luash atje është një gjë ndryshe nga Shqipëria, me gjithë respektin për kampionati­n. Jam i bindur që është një lojtar që mund të rritet shumë në Europë.

Mendoni se fitorja është detyrim për të përmirësua­r moralin nga humbja me Norvegjinë?

Ne kërkojmë gjithmonë që të fitojmë. Kundër Norvegjisë kemi pësuar nga loja inaktive, nga një goditje këndi. Lojtarët kanë bërë një ndeshje të mirë, edhe pse nuk ishte një moment i mirë për ne, siç e thamë edhe pas ndeshjes. Megjithatë, e pranojmë humbjen ndaj Norvegjisë dhe e lëmë pas krahëve. Tanimë duhet të fitojmë me Kosovën dhe me Ukrainën. Ajo që na duhet, është që të japim gjithmonë më të mirën. Në momentin që e japim më të mirën tonë, fitojmë, humbasim apo barazojmë, nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të jemi seriozë dhe të tregojmë profesiona­litet në çdo moment. Më pas, në fund duhet të pranojmë atë që vendos fusha.

Miqësoret janë zgjedhur me ekipe që na ngjajnë

Kosova është një skuadër me talente. Ukraina është një skuadër e fortë. Në Ligën e Kombeve do të kemi Skocinë, e cila është një skuadër e fortë fizikisht, Izraelin që ka lojtarë cilësorë. Megjithatë, nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit. Le të themi që doja një kundërshta­r disi më të dobët dhe një më të fortë. Për Skocinë, luajtëm me Norvegjinë, një skuadër e ngjashme. Megjithatë ishim gjatë gjithë kohës në lojë, edhe pse shumë lojtarë vinin me minuta të shumta në këmbë apo të tjerë që kishin fare pak. E përsëris, që u mundëm nga një goditje këndi dhe jam i bindur që kjo skuadër mund të japë shumë herë më shumë se aq.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga ''vëllazëror­ja'' Kosovë-Shqipëri, 2-2
Moment nga ''vëllazëror­ja'' Kosovë-Shqipëri, 2-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania