Panorama Sport (Albania)

Berisha: E para ishte festë, matim forcat për Europianin

-

Në ndeshjen e fundit me Norvegjinë ishte i dëmtuar, por qëndroi në "ElbasanAre­na" për të ndjekur mes reshjeve të shiut takimin nga pankina. Etrit Berisha, gjatë konferencë­s për mediat, ka komentuar edhe ndryshimin mes "vëllazëror­es" së luajtur në Prishtinë dhe ndeshjes miqësore aktuale. Portieri i Atalantës është shprehur se kjo ndeshje shërben për të matur forcat para kualifikue­seve të Europianit.

Sfida me Kosovën, si do të jetë këtë herë?

Herën e kaluar ishte një ndeshje shumë e bukur, megjithatë ishte në rrethana të ndryshme, pasi ne vinim nga kualifikim­i dhe deshëm të bënim festë dhe ashtu ndodhi. Tani jemi duke u përgatitur për Europianin, për kualifikim­et dhe me siguri duhet ta shohim si lojë që të na shërbejë për vazhdimin e rrugëtimit tonë.

Pas miqësores me Norvegjinë që u humb, si është atmosfera në Kombëtare?

Në Kombëtare vijmë me dashuri dhe gjithmonë mendojmë që të kontribuoj­më për Kombëtaren. Për të gjithë është ndjenjë shumë e mirë që jemi këtu. Edhe pse është fundi i kampionati­t, jemi në moment të mirë dhe duam ta shfrytëzoj­më. Shpresojmë që të jemi sa më mirë në këto dy ndeshje që të arrijmë atë që duam, të përforcohe­mi si ekip. Shpresojmë që të dalim sa më mirë. Si i keni parë paraqitjet e fundit të Strakoshës, folët pas "Interit"?

Me Tomin flas shpesh. Nuk e pash ndeshjen me Interin se isha në udhëtim dhe në fund e pashë rezultatin dhe disa sekuenca, ku Tomas nuk kishte ç'të bënte më shumë. Zakonisht ne portierët zhgënjehem­i më shumë kur bëhen gabime dhe në futboll ndodh. Por, edhe pse kanë humbur një ndeshje, nuk është fundi i botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania