Panorama Sport (Albania)

Shaland: Shqipëria, problem për talentet

Zvicerani: Nëse Albian Ajeti nuk luan në Botëror, e pres "'Vëllai i madh' ka eksperienc­ë, Kosova 'jeton' me Shqipërinë"

-

Trajneri i Kosovës, Ber nard Shaland, ka dhënë një intervistë për "albinfo. ch" në prag të takimit miqësor ndaj Shqipërisë. Shaland ka folur për të ardhmen e përfaqësue­ses së Kosovës, si e ndien ai duelin mes vëllezërve, pastaj për luftën e tij, "më pak me Zvicrën dhe më tepër me Shqipërinë".

A është vështirë të ndërtohet një ekip cilësor kosovar?

Për mua si trajner i Kosovës ka rëndësi që të bëj gjithçka për të bindur lojtarët të luajnë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë. Kjo është puna ime, për shembull, për disa lojtarë që janë në Zvicër për t'i bindur të vijnë te ne: "Nëse ju nuk mund të luani për Zvicrën, ejani për Kosovën dhe jo për Shqipërinë". Edhe Panuçi bën njësoj.

E ndjeni presionin e mediave dhe analistëve të futbollit zviceran?

Jo, nuk kam presion. E di shumë mirë dhe gazetarët duhet ta dinë po ashtu, se është një histori e keqe, e gabuar se për shembull, ja "ai e do një lojtar nga Zvicra për Kosovën". Jo, kjo nuk funksionon kështu E Lojtarët, familja dhe agjentët vendosinE Ju jap një shembull, nëse një lojtar ka shanse të luajë për Zvicrën, të shkojë me ekipin në Kupën e

Botës në Rusi e pranoj pa problem, e nuk dua të luftoj sepse është krejtësish­t normale. Por, tani kemi disa lojtarë të Shpresave U- 21 te Zvicra. Nëse shikojmë Albian Ajetin, ai ka një shans për ekipin e parë të Zvicrës dhe mua më duhet të pres. Lufta ime për mua nuk është mes Zvicrës dhe Kosovës,

lufta ndoshta është midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Si do t`i përgatitni lojtarët për "duelin mes vëllezërve"?

Sigurisht, ky është një duel mes vëllezërve. Unë kam qenë pak i befasuar, fillimisht si zviceran kam menduar që është pak më ndryshe, por atje e kam parë që Kosova jeton me

Shqipërinë dhe unë nuk e dija a jam në Kosovë, a jam në Shqipëri. Ekipi nacional i Kosovës ka luajtur kualifikim­et në Shqipëri dhe kjo tregon se Kosova dhe Shqipëria jetojnë shumë mirë bashkë.

Konferenca ndeshjes

Trajneri i Kosovës ka folur edhe në konferencë­n për shtyp për këtë përballje. "Është ndeshja e vëllait të vogël ndaj vëllait të madh. Jemi ekip i ri, kemi 2 vite që jemi krijuar. Do luajmë ndaj një ekipi me shumë përvojë, por është e rëndësishm­e, pasi po përgatitem­i për Ligën e Kombeve. Por, kam

para

vendosur t'u jap shansin lojtarëve me ekipin U- 21, djemve me moshë të re. Kemi vendosur t'u japim eksperienc­ë lojtarëve të rinj dhe është diçka e mirë për të ardhmen. Shqipëria e dimë që ka një ekip të mirë, me eksperienc­ë, pasi ka marrë pjesë edhe në Europian. Por, me një motivim të madh mund të jemi një kundërshta­r i fortë për Shqipërinë. Mavraj, si kapiten i Shqipërisë, ka luajtur më shumë ndeshje se çdo lojtar i imi, përveç kapitenit tonë, Ujkanit. Ky është një tregues i dallimit të eksperienc­ës", është shprehur Shaland.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania