Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Si derbi, Ançeloti blerje super për Napolin

-

Elseid Hysaj ka përfunduar shpesh në titujt e parë të mediave europiane së fundmi për lëvizje të mundshme në merkato. Në konferencë­n për shtyp përpara miqësores me Kosovën, futbollist­i i Napolit ka komentuar sfidën miqësore, por edhe lëvizjet e fundit të napolitanë­ve. MIQËSORJA - Futbollist­i i Kombëtares e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të rëndësishm­e miqësoren ndaj Kosovës. "Derbi" është takimi me më shumë rivalitet dhe me më shumë emocione gjëkund, për vetë faktin se përballë vihen dy ekipet e një qyteti. "Po luajmë ndaj Kosovës dhe duam ta fitojmë këtë takim. E quaj si derbi, pasi jemi dy shtete afër njëri-tjetrit dhe do të japim maksimumin", është shprehur fillimisht mbrojtësi i djathtë. SARRI - Napoli largoi trajnerin Sarri, ai që e ka trajnuar tek Empoli apo edhe te Napoli për disa vite me radhë. "U habitëm me largimin e Sarrit, pasi nuk e priste asnjë. Më vjen keq, pasi kam shumë vite që luaj me të, gjashtë vite. Megjithatë, Napoli ka bërë një blerje të mirë me Ançelotin, pasi ai ka fituar gjithçka", ka vijuar mbrojtësi. MERKATO - "Hysaj drejt… "është një fjali që është përdorur në shumë shtete europiane dhe përfundimi janë skuadra si Çelsi, Junajtid, PSG, Atletiko etj. Mirëpo, vetë mbrojtësi konfirmon se nuk ka asgjë konkrete. "Zërat e merkatos janë të tillë edhe për mua, pasi nuk di asgjë rreth së ardhmes, vetëm kam lexuar ato që janë përfolur, njësoj si ju. Te Napoli dhe Empoli kam luajtur shumë ndeshje në krahun e majtë të mbrojtjes. Unë ndihem më mirë në të djathtë, por jam gati të sakrifikoj për mbrojtjen", ka deklaruar Elseid Hysaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania