Panorama Sport (Albania)

Bosnja shumë e fortë, kuqezinjtë nisin me humbje turin e miqësoreve

Miqtë shënojnë dy gola, Selmani shmang disfatën e thellë

-

Shpresat humbin "aktin" e parë të miqësoreve, teksa ditën e djeshme janë mundur në shifrat 0- 2 përballë Bosnjes, me një dopietë të Kuzmanoviç. Edhe pse për minuta të tëra kuqezinjtë luajtën si të barabartë, boshnjakët u treguan të saktë në mundësitë e tyre, duke ia dalë të fitojnë miqësoren në "Elbasan Arena". Në stadium nuk munguan tifozët tanë që patën mbushur një pjesë të mirë të tribunës qendrore, ndonëse pa shumë entuziazëm. Gjithsesi, Shpresat dolën me një humbje nga kjo përballje, po do kenë mundësi në dy miqësoret e ardhshme ndaj Bjellorusi­së për të korrigjuar diçka. PJESA E PARË - Shqipëria e nis vrullshëm takimin, teksa fillimisht provon me Selahin, por sfera përfundon jashtë. Më pas i vjen radha Cekës nga goditja e dënimit, por topi përfundon në këndore pas një devijimi. Gjithsesi, goli do të vinte për miqtë, teksa në të 11-ën është Kuzmanoviç që shfrytëzon siç duhet një pasim nga e djathta dhe gjuan saktë dhe e ndal sferën në rrjetë. 0 me 1 për Bosnjën, por një minutë më pas Selmani ndal i vetëm Dujakoviç, duke mbajtur në lojë Shqipërinë. Ndeshja ka ritëm dhe rastet nuk mungojnë, me

tanët që në të 20-ën i shkojnë shumë pranë golit të barazimit, por shtylla i mohon golin Hebajt pas goditjes me kokë. Pas një nisjeje të vrullshme në minutat e para, ritmi i lojës bie disi dhe mungojnë rastet drejt portave respektive. Kështu, pjesa e parë mbyllet me fitoren e miqve në

shifrat e ngushta 0 me 1. PJESA E DYTË - Në të dytën, Bushi bën dy zëvendësim­e, duke larguar Et'hemin me Kolajn për Rashitin dhe Spahiun, për të rifreskuar disi skuadrën. Megjithatë, skuadrat duken pak larg ritmit të minutave të para të fraksionit të parë të

lojës, pasi topi qarkullohe­t më shumë në mesin e fushës dhe hasin vështirësi për të dalë përpara. Shqipëria mundohet të shfaqet rrezikshëm dhe të tentojë barazimin, por nga ana tjetër është Selmani që bën disa dalje të guximshme që eviton dyfishimin e

rezultatit për boshnjakët. Shpresat e Bushit lënë hapësira prapa dhe zihen shpesh në befasi, teksa në të 77-ën Andusiç del i vetëm me Selmanin, pason në zonë, por largojnë në këndore mbrojtësit tanë. Shqipëria kundërpërg­jigjet me Ndreun, i cili stopon topin

brenda zonës, por goditja përfundon jashtë. Megjithatë, shpresat për të barazuar shuhen në të 84-ën, sërish protagonis­t Kuzmanoviç. I vetëm me Selmanin nuk gabon dhe dyfishon shifrat. Nuk ka më kohë dhe sfida mbyllet me fitoren e miqve. V.Mema

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania