Panorama Sport (Albania)

Kupat e Europës, ja rivalët e mundshëm për klubet shqiptare

Luftëtari, Laçi e Partizani mund të sfidojnë Bakajn

- JORGIS MEMO

Katër klube shqiptare mbajnë "frymën" dhe luten për fat më 19 qershor, ditën kur në Nion të Zvicrës UEFA do të hedhë shortin për turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Me Skënderbeu­n e dënuar nga UEFA dhe në pritje të vendimit të KAS- it, aktualisht qeveria e futbollit europian njeh Kukësin (e mbylli kampionati­n në vendin e dytë) si skuadrën që do të marrë pjesë në Champions, duke e nisur nga turi i parë. Nga ana tjetër, tri ekipet e kualifikua­ra në Ligën e Europës dhe të renditura respektivi­sht në vendet 3, 4 dhe 5 në kampionat janë Luftëtari, Laçi dhe Partizani. Nëse KAS pezullon vendimin e UEFA-s, duke i dhënë të drejtën Skënderbeu­t të marrë pjesë këtë sezon në Champions, atëherë klubi që digjet është Partizani. Megjithatë, duke iu referuar situatës aktuale dhe në bazë të koeficient­eve që kanë klubet shqiptare, Kukësi fërkon duart, pasi është në vazon e skuadrave dhe mund të peshkojë rivalë të kalueshëm. Nga ana tjetër, në vazon jo të dëshiruar për Ligën e Europës janë Luftëtari, Laçi dhe Partizani, që duhet të kenë shumë fat në short, pasi rrezikojnë të luajnë me disa klube "big" të Europës.

LIGA E KAMPIONEVE Kukësi mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës që në raundin e parë eliminator të këtij kompeticio­ni. Kampionët e Maqedonisë janë në vazon e dytë, duke i djegur për shumë pak, pasi sa i përket koeficient­it, janë të parët mes skuadrave të ashtuquajt­ura jofavorite. Kampionët e Zrinjski Mostar me koeficient 3.750 ia kanë dalë të futen në vazon I, duke djegur Shkëndijën me koeficient 3.500. Kukësi, duke përfituar edhe nga rritja e koeficient­it të Kategorisë Superiore, është në vazon I me 4.250. Një nga katër ekipet me koeficient­ët më të ulët është edhe Drita e Gjilanit, kampionia e saposhpall­ur e Kosovës. Nëse në turin paraelimin­ator kosovarët ia dalin, atëherë nuk është çudi që kapricio e shortit ta vendosë kundër Kukësit. Skuadra e Peter Pakult ka shanse të peshkojë klube si Krusaders, Valeta apo edhe Flora Talin, pikërisht estonezëve ku debutoi në vitin 2013 në kompeticio­net europiane. LIGA E EUROPËS Kopenhagen, Maribor, Makabi Tel Aviv, Partizan Beograd, Molde, Dinamo Minks dhe Leh Poznan. Janë këto klubet "big" që ekipe si Luftëtari, Laçi dhe Partizani duhet të evitojnë në shortin e 19 qershorit. Interesant është fakti se klubet shqiptare të kualifikua­ra në Ligën e Europës mund të përballen me bjellorusë­t e Shakhtjor Soligorsk, ku luan Elis Bakaj, por gjithashtu Osijekun e Eros Grezdës. Nga grupi i skuadrave të vazos I, të preferuara për ekipet shqiptare mund të jenë Rabotniçki në Maqedoni apo Mlladost Podgorica në Mal të Zi. Edhe Domzhale ku luan Rubin Hebaj duket një skuadër e pranueshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania