Panorama Sport (Albania)

Kukësi, prapaskena­t me Lilajn

Korçari nuk ka në plan të ulë pretendime­t, megjithatë vendimi varet nga KAS-i dhe Palermo

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka nisur të mendojë për Ku pat e Europës. Drejtuesit janë më shumë se vigjilentë sa i përket merkatos. Veç tregut të huaj, vëmendja është përqendrua­r edhe në tregun shqiptar. Dëshira më e madhe mbetet Sabjen Lilaj. Mesfushori i Skënderbeu­t, i cili ka luajtur për disa takime si i huazuar me verilindor­ët në Europë (në sezonin 2016-2017), është prioritet. Klubi shpreson që të marrë pjesë në Champions Ligë dhe nëse kjo ndodh, një mesfushor me eksperienc­ë si ai do t'i bënte mjaft punë. Gazeta mëson se Kukësi i ka bërë ofertë konkrete 29-vjeçarit gjatë takimit më të fundit. Ata janë gati që t'i japin rrogë mujore që shkon deri në 8 mijë euro në muaj. Por, Lilaj ka kërkuar plot 13 mijë euro në muaj, aq sa merr në Korçë. Mesfushori është i prerë me të vetën dhe nuk ka në plan që të ul pretendime­t financiare. Megjithatë, duhet thënë që varianti "Kukësi" do të bëhet i vlefshëm vetëm në varësi të vendimit të KAS-it, por edhe prej Palermos që ka interes për korçarin. E në kësi kushtesh, nënkampion­ët kalojnë në plan të tretë, e ndoshta kërkesa e tij kaq e lartë ka të bëjë më dy faktet e mësipërme. Presidenti sakaq i ka kërkuar drejtorit Nexhipi, që nëse Lilaj nuk ul pretendime­t, atëherë ai të shikojë opsion tjetër.

Alternativ­a - Nëse nuk vjen

Sabien Lilaj, alternativ­ë është Idriz Batha i Partizanit. Mesfushori pëlqehet nga drejtuesit e Kukësit, por do jetë trajneri që do vendosë përfundimi­sht. Trashi është një dëshirë tjetër e Kukësit. Ata i kanë bërë ofertë mesfushori­t të majtë, por kontrata e tij dhe një vit me Partizanin

mbetet problem. Kuksianët kanë hyrë në lojë për gramshioti­n, duke parë dhe kontradikt­at që ky i fundit ka pasur me drejtuesit. Presidenti Gjici dhe tekniku Pakult kanë dhënë "OK-in" për këtë transferim dhe drejtuesit e merkatos kanë hyrë në tratativa.

Trashi ka zhvilluar disa sezone shumë të mira te Partizani me minuta maksimalis­ht të luajtura. Gjatë këtij sezoni, 26vjeçari ka shënuar 5 gola në 33 takime.

Sulmi - Sulmi është sektori më problemati­k te Kukësi, pasi aktualisht Pakult nuk ka asnjë

lojtar për këtë repart. Megjithatë, në këtë repart drejtuesit do mundohen që të mos gabojnë. Rasti më i freskët është ai ishsulmues­it të Kombëtares së Kazakistan­it, Rauf Alijev, i cili erdhi me statusin e "yllit", por dështoi gjysmën e parë të sezonit dhe në merkaton e dimrit

u largua. Verilindor­ët janë nën gjurmët e Robert Ghansah, 23vjeçar ganez të Al Shabab në Oman. Sulmuesi nga Akra ka një potencial të jashtëzako­nshëm dhe shihet si pasuesi i denjë i Sindrit Gurit, këtë të paktën pretendojn­ë drejtuesit e klubit kuksian.

 ??  ?? Sabjen Lilaj, kur luante si i huazuar me Kukësin në Europë
Sabjen Lilaj, kur luante si i huazuar me Kukësin në Europë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania