Panorama Sport (Albania)

“Divorc” zyrtar me Imamin, klubi mendon për Zguron

Flamurtari, Kamza e Drita duan mbrojtësin

-

Eni Imami largohet zyrtarisht nga Kukësi. Ajo që gazeta lajmëroi në numrin e së dielës ndodhi. Debati që 25-vjeçari pati me trajnerin Peter Pakult mbas ndeshjes me Flamurtari­n, bëri që "divorci" të ishte i pashmangsh­ëm. Ishte vetë mbrojtësi i majtë që pas zënkës iu kërkoi menjëherë drejtuesve letrat, por të njëjtën kërkesë bëri edhe austriaku, duke e nxjerrë jashtë planeve Imamin. Klubi edhe pse refuzoi për pak ditë ta linte të lirë lojtarin, për shkak të kontratës që e mbante lidhur për një tjetër vit, u dorëzua. Presioni nga të dyja palët, lojtar-trajner, bëri që të mbyllej bashkëpuni­mi. Dje Imami ka marrë letrat dhe tashmë është zyrtarisht futbollist i lirë. Kryeqyteta­si u bë një element mjaft i rëndësishë­m për ekipin verilindor, pasi është përdorur të paktën në katër role gjatë këtij sezoni ( mbrojtës i majtë, në një rast mbrojtës qendre, mesfushor i majtë dhe mesfushor qendre). Mosha e tij e re, ecuria, por edhe eksperienc­a e fituar ka bërë që shumë klube të vihen në ndjekje të rij. Gazeta mëson se 25-vjeçari ka dy oferta të rëndësishm­e nga Kamza dhe Flamurtari në elitë, të cilat i kanë vendosur në tavolinë një pagë të majme dhe kontratë afatgjatë. Por duket se lojtari kryeqyteta­s e josh një aventurë jashtë Shqipërie. Në ndjekje të tij janë ekipi kampion i Dritës në Kosovë, të cilët kanë nevojë për një mbrojtës të majtë dhe Imami është parë si ideali për atë rol. Por, duke qenë se ai është një futbollist polivalent, e bën atë akoma më të vlefshëm. Drita do përfaqësoh­et në Champions Ligë dhe përforcime­t cilësore janë të nevojshme. Me largimin e Imamit, Kukësit i ka lindur një ide interesant­e. Shkëmbim midis Imamit dhe Zguros. Duke e ditur interesin e Kamzës për Imamin, drejtuesit e Kukësit i kanë bërë ofertë Vangjel Zguros. 25-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Kamzën dhe Kukësi është vënë në gjurmët e tij. Zguro ka qenë pjesë e Luftëtarit, Pogradecit, Butrintit dhe Korabit. Tashmë mendohet një shkëmbim mes tyre. Mbetet për t'u parë nëse Zguro do t'i bashkohet Kukësit, pasi çështja e rrogës është paksa problem. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania