Panorama Sport (Albania)

Thirrja e Spahos Lushnja duhet privatizua­r

"Ka nevojë për donatorë, vetëm kështu ndryshojnë gjërat"

- ALBAN ALUSHI

Portieri 36- vjeçar i Lushnjës, Mikel Spaho, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", thotë se nuk do ta lërë futbollin e luajtur, por do të vijojë të vendoset midis shtyllave. Spaho ka 15 sezone me Lushnjën dhe dy me Flamurtari­n, në 17 vite karrierë. "Doreza" e verdhejesh­ilëve flet për sezonin dhe për çfarë duhet në të ardhmen. Ai luajti me Lushnjën 20 ndeshje të plota, dy të pjesshme dhe u ndëshkua dy herë me kartonë të kuq gjatë kampionati­t që përfundoi. Në total luajti 1931 minuta dhe pësoi 45 gola. SPAHO

"Ishte një sezon shumë i dobët. Nuk e kishim menduar se do të shkonte kaq keq. Flas në numrin shumës sepse është fjala për futboll dhe është një lojë kolektive. Nuk është një lojë individual­e si boksi. Kam përgjegjës­itë e mia për gabimet e bëra. Kam punuar me mish e me shpirt për të bërë sa më mirë. Ishte dhe një sezon fatkeq. Në kaq vite futboll nuk më ka qëlluar asnjëherë që Lushnja të ketë kaq shumë lojtarë të dëmtuar. Kemi pasur nga 7 deri në 12 lojtarë të dëmtuar për çdo javë. Edhe unë jam i mendimit që Lushnja ka nevojë për financime shtesë, për donatorë, për monedhë të re. Mundësitë e Bashkisë janë të limituara dhe kjo është e pamjaftues­hme për një ekip në Superiore. €ë të rikthehemi dhe të jemi ndryshe, duhet mbështetje më e madhe financiare. Lushnja ka nevojë për investime. Përgatitja e skuadrës në këto kushte që kemi është shumë e vështirë. Unë me dëshirën time po ndihmoj portierët e ekipeve zinxhirë, por kushtet janë shumë të vështira. Me këto terrene që ka Lushnja, është e pamundur të punohet normalisht", është shprehur portieri Spaho. Gardiani 36-vjeçar tha se do të vijojë të luajë. "Unë do të vazhdoj të luaj dhe të mbroj portën e Lushnjës. Edhe për të kontribuar që portierët e ekipeve zinxhirë të rrisin nivelin. Në një të ardhme mund të jem trajner i portierëve në këtë klub ku kam 15 vjet që luaj", deklaroi portieri Spaho. Nga "veteranët", Gentian ‚ela dhe Alban Byzhyti kanë deklaruar tërheqjen. Ndërsa, kapiteni Fatjon Sefa dhe portieri Mikel Spaho janë shprehur të gatshëm për të vazhduar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania