Panorama Sport (Albania)

Lugji: Gjoka frikacak, mos pranohet më në Shkodër

-

Fatmir Lugji, ish-futbollist­i i Vllaznisë i viteve '75-'85, i cili ka luajtur përkrah emrave të mirënjohur shkodranë si Bizi, Rragami, Zhega, Ndoja, madje edhe në takimet e mëdha përballë Austrisë së Vjenës, në një reagim pas rënies së skuadrës, ka shpërthyer ndaj ishtrajner­it Ernest Gjoka. "Pika më e dobët ka qenë stafi teknik dhe sidomos trajneri që për mua është një person, i cili ka ardhur te Vllaznia, ka mashtruar, ka bërë sikur di, sipas atyre që thuhen në FB, por nuk ka bërë asgjë. Stafi teknik ka përgjegjës­itë e veta. Unë mendoj që atë tip trajneri, Shkodra ta shpallë 'Non-Grata' që mos ta lejojë të futet më në stadiumin 'Loro Boriçi'. Edhe nëse merr një ekip tjetër dhe vjen të luajë me Vllazninë, ai nuk duhet të hyjë në stadium, sepse e ka dhunuar, shantazhua­r dhe e ka mashtruar popullin shkodran, Bashkinë e Shkodrës dhe të gjithë tifozërinë. Ishte frikacak. Pse duhet të largohej ai me dy ndeshje pa përfunduar. Ai duhet të qëndronte këtu. Një ditë para se të largohej kishte shkruar në FB për lojtarët se unë kam besim te ju, jam timonieri, etj, etj., dhe në momentin më të keq, pas 90 minutash lojë, ai ikën dhe braktis skuadrën. Trajneri është baza e skuadrës", është shprehur Lugji në reagimin e tij pas rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë. Gjatë këtyre ditëve që pas rënies së skuadrës nga Superiorja, ishlojtarë, ish-trajnerë dhe personazhe të njohura në Shkodër, kanë folur në lidhje me këtë çështje. Në shumicë, ata kanë fajësuar Bashkinë e Shkodrës, drejtuesit dhe lojtarët. Shumë kanë bërë thirrje që bashkia të privatizoj­ë klubin dhe të jenë donatorë privatë ata që të drejtojnë skuadrën në vazhdim. Sipas tyre, situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë nëse bashkia e mban sërish në menaxhim klubin shkodran. Vllaznia ra nga elita pas 57 vitesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania