Panorama Sport (Albania)

Historia e veçantë, Orikumi e nisi me një fitore në... tavolinë

-

Gjashtë vite më parë, pakkush e besonte se skuadra e sapokrijua­r, Orikumi, do të arrinte të ngjitej nga Kategoria e Tretë në të Parën. Pas shumë sakrificas­h, skuadra bregdetare ia doli që të siguronte ngjitjen në të Parën në sezonin e ardhshëm. Portieri Taulant Hasani ka qenë pjesë e skuadrës që kur u krijua dhe në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", tregon fillimet e skuadrës dhe sakrificat që janë bërë.

HISTORIA

"Ishin ditët e para të 2013-ës dhe po flitej që të krijohej një ekip i Orikumit për të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë. U bënë të gjitha pagesat në FSHF dhe u pranuam për të marrë pjesë në të Tretën. Ndeshjet zhvillohes­hin në Kamzë dhe Durrës. Në grupin tonë ishin 7 skuadra, Orikumi, Belshi, Rubiku, Tirana B, Briansi, 10 Shtatori dhe Sh. Durrësit. Në javën e parë luajtëm me Kamzën B. Ndeshja u fitua nga kamzalinjt­ë, por skuadra kundërshta­re kishte aktivizuar lojtarë të pafederuar dhe në këtë mënyrë fituam ne 3-0 në tavolinë. Taulant Hasani, Rasim Hysa, Sentiljano Konomi, Fuat Dalipi, Arbër Veseli, Kulemand Havari, Besmir Dhimitriu, Emiljano Dulaj, Aleksandër Çapoj dhe Florenc Jupe ishin skuadra e parë e Orikumit. Trajner ishte Albert Haxhijaj. Luanim dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën. Udhëtonim brenda ditës drejt Tiranës, ishte një sakrificë e madhe. Në fund të atij kampionati siguruam ngjitjen në Kategorinë e Dytë, duke u renditur të 2-ët", tha Hasani. Më tej, portieri tregon pjesëmarrj­en në Kategorinë e Dytë. "Ndeshjen e parë e luajtëm në Himarë, pasi stadiumi ynë ishte në rikonstruk­sion. Mundëm Memaliajn 3-0. Në fund, u renditëm të shtatët, ndërsa shënuesi më i mirë ishte Ervis Kongjoni me 9 gola. Në sezonin 2014-2015 u renditëm të 2-ët me 42 pikë. Humbja e vetme ishte me Gramshin që doli kampion i Kategorisë së Dytë. Në atë vit, morëm pjesë edhe në Kupën e Shqipërisë", deklaroi Hasani. Një vit më parë, skuadra iu afrua shumë ngjitjes në Kategorinë e Parë, por u mund në "play-out" nga Tërbuni. Megjithatë, ia doli që të siguronte ngjitjen në të Parën në fund të këtij kampionati. Olsen Llambro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania