Panorama Sport (Albania)

Shou i “mbretit” LeBron, finalja e 9-të në karrierë

ërhe skuadrën drejt suksesit, shënon pikë

- ARTIN LLESHAJ

Në një ndeshje shumë të luftuar, ku u realizuan pak pikë ./7-792, mbreti LeBron 5 hejms i luan të gjitha minutat e takimit dhe dërgon Klivland në finale të NBA-së. Atëherë le të kalojmë te paraqitja e mbretit 5hejms, i cili ishte i jashtëzako­nshëm, i pandalshëm, një fenomen i vërtetë duke na bërë të dyshojmë edhe në thënien e legjendës 5hordan, "Në skuadër nuk ekziston fjala unë, por vetëm fjala ne", pasi krejtësish­t i vetëm i mundësoi kalimin në finale skuadrës së tij. LeBron dhuroi statistika vërtet të frikshme në këtë takim, me 35 pikë të realizuara, me 15 kërcime në tabelë dhe 9 asistime duke treguar një formë fizike të shkëlqyer, pasi nuk doli për asnjë minutë nga loja. Kështu sëlltiksat nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të dorëzohen para mbretit 5hejms. :atum dhe Al ;orford realizuan respektivi­sht, 24 dhe 17 pikë për vendësit, por kanë vlerë vetëm statistiko­re, pasi në finale kalon Klivland me rezultatin e përgjithsh­ëm 4-3, me LeBron 5hejms që shkon për herë të nëntë në finale. Në këtë pikë, krahasimet e mëparshme që i bëheshin LeBronit me legjendën 5hordan, tashmë nuk duhen konsiderua­r më si një herezi, pasi ky kampion po mahnit çdo sezon të gjithë botën me magjitë e tij.

N ESH A - Nis me shtatë pikë radhazi për "kavaliers", që mbajnë firmën e fenomenit LeBron, por më pas Sëlltiks reagojnë duke kaluar në avantazh 26-1/, në përfundimi­n e periodës së parë. Në periodën e dytë vendësit lëshojnë shumë terren, duke humbur precizioni­n e gjuajtjeve, kështu Klivland përfiton dhe shkon në pushimin ndërmjet dy pjesëve me rezultatin 43- 39. Sëlltiks janë në vështirësi serioze dhe 5hejms realizon disa 3-pikësha duke ngushtuar në minimum rezultatin, e më pas Grin shënon pikët e përmbysjes duke e mbyllur periodën e tretë 56-59 në favor të "kavaliers". Në fraksionin e fundit, vendësit provojnë të reagojnë, por pa sukses, pasi ?klivland mbrohet mirë dhe triumfon /7-79 duke kaluar në finale, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit ;juston-Golden Stejt, ndeshje e cila do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të 29 majit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania