Panorama Sport (Albania)

ardio a thërret Sarrin o më ë ente të inte në !ng i

Trajneri i 'itit vlerëson ish(trajnerin e )apolit

-

Një thirrje, gati- gati një lajmërim i mirëseardh­jes së Mauricio Sarrit në Premier :igë, atje ku do t'i zinte vendin një tjetër kolegu italian, Antonio Kontes, që i ka ditët e numëruara në "Stamford Bridge". Vlerësimi i Pep Guardiolës për kolegun e tij italian nuk është aspak diçka e re, por fjalët e trajnerit të Mançester Sitit e gëzojnë ish-teknikun e Napolit, duke parë momentin e vështirë që po kalon. SARRI - "Futbolli i shprehur nga Napoli në sezonin e sapopërfun­duar është një kënaqësi për sytë. 3shte një spektakël të shihje disa ndeshje të tyre",

janë fjalët e spanjollit nga një event golfi në 3tali. "Nëse do të vijë në Premier :igë, do ishte një kënaqësi ta sfidoja". Dhe atyre që i vënë në dukje se Napoli nuk ka fituar asnjë trofe, katalanasi i jep këtë përgjigje: "Ndonjëherë janë detajet e vogla ato që bëjnë diferencën.

Nëse Juventusi do të kishte humbur me 3nterin, ndoshta Sarri do të kishte fituar titullin. Nuk i mungon asgjë. <shtë edhe çështje fati. Unë kam pasur gjithnjë klube dhe skuadra shumë të forta, që ma kanë lehtësuar shumë punën. Ai e tregon shumë mirë se si luajnë skuadrat e tij, ka bërë shumë mirë si tek Empoli, ashtu edhe te Napoli".

2HAMPIONS-i - Të shumta kompliment­et e legjendës katalanase edhe për Juventusin dhe Realin e Madridit, fituesin e freskët të :igës së Kampioneve= "Të fitosh është gjithnjë shumë e vështirë. Ata e kanë treguar këtë në Serinë A dhe .hampions. Edhe Alegri dhe >idan janë shumë të zotë".

BONU5I - Kur e imagjinont­e në skuadrën e tij, Pep Guardiola thoshte për :eonardo Bonuçin se ishte qendërmbro­jtësi më i miri në botë, por ai i driblon pyetjeve të merkatos, kur e pyesin nëse vazhdon të ketë ende të njëjtin mendim për ishmbrojtë­sin e Juventusit dhe aktual të Milanit: "Bonuçi? Ai ka një kontratë me Milanin dhe unë nuk dua t'u përgjigjem këtyre lloj pyetjeve".

BOT6RORI - Në fund, nuk mungon as edhe një opinion për evenimenti­n më të rëndësishë­m të futbollit këtë vit, Botërorin e Rusisë. Por, cilën kombëtare shikon Guardiola si favorite për të triumfuar në korrik? "Shoh si favorite skuadrat e zakonshme: Brazilin, Argjentinë­n, Gjermaninë, Spanjën. Dhe uroj që të ketë sukses edhe Anglia".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania