Panorama Sport (Albania)

"#në te $ea i% ënje&htra'(

"!endoj vetëm për ra i"in# Kam disa sh etësime të vog"a, por do jem gati"

-

"Unë te Reali i MadriditG Danë të gjitha gjepura dhe nuk ia vlen të flitet. :ani jam i përqendrua­r vetëm te kombëtarja". Kështu, Nejmar, pas daljes nga muzeu i "Seleçaos" në Rio, iu përgjigj një pyetjeje për të ardhmen e tij të mundshme te "galaktikët". Sulmuesi i PSG- së i mohoi zërat e një kalimi në Madrid përpara se të nisej drejt Londrës, atje ku Brazili do të kryejë fazën përgatitor­e të Botërorit. Pastaj, "O Ney" u ndal të fliste edhe për gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që i mbylli përpara kohe sezonin me PSG- në. "Fizikisht jam mirë, edhe pse do më duhet të ambientohe­m me disa gjëra. Kam ende disa shqetësime, por asgjë për të më kushtëzuar, edhe pse nuk jam në 100 për qind. Por ka kohë përpara ndeshjes së parë të Botërorit dhe unë do të jem gati. Çfarë do të bëjë Brazili në Rusi G Unë e shoh kombëtaren në formë dhe siç thotë :ite, ne do shkojmë atje për të fituar", shtoi numri 10.

: EN OS : ET 1 AI - Unai Emeri, trajneri i ri i Arsenalit, vetëm pak javë pas lamtumirës nga PSG, rikthehet të flasë për ish- yllin e tij. Dhe ky është rasti më i mirë për të thënë atë që nuk mund ta bënte kur ishte në Paris. Gjatë një interviste të gjatë për mikrofonat e ":he : actical Room", ish- trajneri i Nejmarit zbuloi eksperienc­ën e tij të vështirë me braziliani­n @ ": e Barça, lideri është Mesi, te Reali Florentino Perez, tek Atletiko është Simeone. Një lojtar, një president, një trajner. Në çdo rast, profili i një lideri është ndryshe. Unë e di kur

jam pika referimi e një grupi dhe kur nuk jam. B shtë një proces që çdo trajner duhet ta përjetojë dhe përvetësoj­ë. Bshtë diçka që mësohet me kohën dhe përvojën. Në çdo klub duhet të dish se cili është roli yt që të përcakton pjesa tjetër e grupit. Mendoj

se lideri i PSG-së është Nejmari ose është duke u bërë aktualisht. Nejmar erdhi në Paris për të qenë lideri, për të kaluar përmes këtij procesi, derisa të bëhet më i miri në botë. : e Siti komandon Guardiola, te PSG Nejmar", ishin fjalët e teknikut bask.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania