Panorama Sport (Albania)

Spanjolli Iniesta: Në vitin 7898 munda depresioni­n

-

Jeta e futbollist­ëve përbëhet nga gëzimet, por edhe dhimbjet. Kjo vlen edhe për atë që topi u ka dhuruar gjithçka. Një Botëror, dy Europianë, 32 trofe me Barcelonën, mes të cilëve 9 tituj kampionë dhe 4 Champions. Të gjithë do të donin të ishin Andres Iniesta, por askush nuk do ta kishte besuar kurrë se edhe ai, gjatë momenteve të rëndësishm­e të jetës, do kishte preferuar të ishte dikush tjetër. Dhe paradoksal­isht, kjo i ka ndodhur në momentin më të rëndësishë­m të karrierës. Atëherë kur fitonte Champions-in në 2009 në Romë kundër Junajtid dhe Botërorin një vit më vonë. Don Andres thotë se ka fituar edhe një ndeshje të rëndësishm­e, atë kundër depresioni­t.

NJË VIT I TMERRSHËM - Iluzionist­i tregon gjatë një interviste për kanalin spanjoll "Cuatro" se gjithçka nisi me ndeshjen kundër Çelsit në "Stamford Bridge", ku ai dërgoi mes polemikave Barçën në finalen e Champions-it me golin më të rëndësishë­m të karrierës së tij deri atëherë. Por, pastaj erdhi dëmtimi: "Do kisha dhënë jetën për të qenë në fushë në atë finale. Luajta i dëmtuar dhe pagova një çmim shumë të lartë". Iniesta humbi fazën përgatitor­e dhe ndeshjet e para të sezonit, por më pas i vjen një goditje më e rëndë. Vdekja e papritur e mikut të tij, Dani Harke, në Firence. DEPRESIONI - "Ishin disa ngjarje që më futën në një pus pa fund. Ndihesha bosh brenda". Diagnoza ishte e tmerrshme: depresion. Një betejë që e trembi Iniestën, kampionin e ardhshëm të botës, por ai e përballoi me sukses, me ndihmën e specialist­ëve: "Dy psikiatrit e mi dhe psikologu më ndihmuan shumë, ashtu si të gjithë njerëzit që më qëndruan gjithnjë pranë. U detyrohem shumë të gjithëve". Një epilog që e bën atë vit të tmerrshëm edhe më të ëmbël me golin që vulosi Botërorin, shënuar në shtesë kundër Holandës, në momentin më të vështirë të jetës së tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania