Panorama Sport (Albania)

Draksler: Do të kem shansin tim në Rusi

-

Filloi java e dytë e stërvitjes së kombëtares gjermane në Epan. Të gjithë lojtarët ishin prezent, edhe Boateng që u stërvit në palestër. Ndërsa Toni Kros do të udhëtojë në Tirolin e Jugut ditën e shtunë. Vetëm atëherë trajneri Lëv do të ketë në dispozicio­n të 27 lojtarët e tij. Dje ishte radha e Julian Draksler dhe Antonio Rydiger për të folur përballë gazetarëve.

(JULIAN DRAKSLER)

Kush është ndryshimi i këtij Botërori dhe atij të 2014- ës?

Në Botërorin e kaluar isha shumë i ri dhe kisha një periudhë të keqe te Shalke. Por tani është ndryshe, jam përmirësua­r ndjeshëm dhe mund të japë më shumë për skuadrën. Do t'i tregojë trajnerit që jam gati. Jam i sigurt që do të kem shansin tim në lojë. Në vitet e fundit kam zhvilluar paraqitje të mira me përfaqësue­sen. Lëv mund të besojë te unë dhe pse e di që në çdo pozicion kemi nga dy lojtarë.

Mision i vështirë të mbrosh titullin kampion, si mendoni?

Vitet e fundit kanë treguar që nuk është e lehtë të mbrosh titullin. Kjo duhet të jetë një sinjal për ne. Por, ashtu siç e tha dhe trajneri, ne duhet të ruajmë urinë dhe të përgatitem­i. Duhet të investojmë më shumë se në 2014. Në aspektin psikologji­k jemi lart dhe pika e fortë e kësaj skuadre është dëshira për të fituar.

Çfarë prisni nga miqësoret me U-20?

Trajneri na ka thënë se do të luajnë dy skuadra nga 30 minuta. Skuadra e U-20 është udhëzuar të luajë një lojë të fortë, duke na sulmuar në thellësi. Ky do të jetë njëfarë stimuli për ne. Është diçka pozitive që kemi mundësi të luajmë kundër një kundërshta­ri të tillë dhe jo vetëm kundër njëri-tjetrit në stërvitje.

Kush do të jetë numri një në portë?

Të gjithë portierët që kemi, janë me kualitet. Ter Shtegen ka zhvilluar një sezon fantastik te Barcelona. Por, Manuel Nojer ka bërë paraqitje shumë të mira me fanellën e kombëtares dhe nëse do të jetë në formë, nuk do të ketë asnjë që do t'i zërë rrugën.

Si ka ndikuar fakti që luani jashtë vendit?

Në zhvillimin personal si person dhe si lojtar ka vetëm avantazhe. U sugjeroj të gjithëve të luajnë jashtë, sepse mund të mësosh shumë. Mund t'i japësh shumë përfaqësue­ses nga eksperienc­a që grumbullon atje. (ANTONI RYDIGER)

Sa janë shanset që do të jeni në Botëror?

Të them të drejtën, nuk e vras shumë mendjen. Unë e di që do të jem gati dhe këtë e di dhe trajneri.

Sa e vështirë do të jetë fitimi i kupës?

Nuk është e lehtë të mbrosh titullin. Të gjithë lojtarët kanë pasur një sezon të gjatë. Por, tani jemi së bashku dhe kemi kohë për t'u rindërtuar dhe të mbledhim energjitë që të shkojmë sa më larg në Botëror.

Po për ju si ishte eksperienc­a jashtë vendit?

Unë guxova të bëj një hap drejt Italisë. Ishte shumë i vështirë, por i rëndësishë­m. Mësova shumë në aspektin taktik dhe një gjuhë të re.

Si janë kushtet në Tirolin e Jugut?

Kushtet janë shumë të mira. Nuk mungon asgjë këtu. Dhe të gjithë janë të kënaqur.

Ju kujtohet triumfi në Kupën e Konfederat­ave në 2017? Ishte kurorëzimi i një sezoni shumë të mirë, fitimi i Kupës së Konfederat­ave në 2017. Kishim një skuadër shumë të re, të gjithë luajtën mirë. Ishte një ndjesi shumë pozitive dhe mund të them vetëm fjalë të mira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania