Panorama Sport (Albania)

Lëv ndalon seksin dhe lejon birrën në Botëror

“Askush s’ duhet të vërë interesin personal përpara skuadrës”

-

Rregullat duhen res pektuar, pa asnjë përjashtim. Gjermania, kampionia e botës në fuqi, po zhvillon përgatitje­t për turneun në Rusi me objektivin për të mbrojtur titullin. Ata e ndiejnë se mund ta arrijnë këtë gjë. Trajneri Lëv ka kërkuar të respektohe­n disa rregulla që ai ka vendosur në grumbullim­in e skuadrës në Tirolin e Jugut. Ai ka kërkuar që këto rregulla të respektohe­n rreptësish­të nga të gjithë lojtarët. "Djemtë janë në dijeni me udhëzimet se si duhet të sillen. Ata i dinë ambiciet tona dhe kush janë gjërat që kërkojmë. Asnjë nuk mund të dalë kampion bote i vetëm", tha ai pak ditë më parë. Rregullat

1. Respekt. Askush nuk duhet të vërë interesin personal përpara asaj të skuadrës. Gjatë Kampionati­t Botëror të 2014, Klose kishte si qëllim të thyente rekordin e Ronaldos, braziliani­t. Por, Lëv vendosi të fuste në lojë Gëcen gjatë turneut, më pas Klose arriti të fitonte një vend në skuadër. Në fund, Miro arriti të shpallej golashënue­si më i mirë, ndërsa Gëce ishte lojtari që shënoi golin vendimtar në finale, duke i dhuruar Kupën e Botës Gjermanisë. Një tjetër episod ishte ai i Khedirës, lojtari kishte probleme fizike dhe nuk ishte në 100 përqindësh­in e tij. Ai hoqi dorë nga një vend titullari, duke i hapur rrugë një lojtari që mund të jepte më shumë për skuadrën. Rasti i Ozil dhe Gyndogan ka detyruar Lëv të ndalojë çdo fotografi nga dhomat e zhveshjes apo hoteli. Nëse një informacio­n konfidenci­al del në publik, do të ketë përjashtim

nga skuadra.

2. Alkooli dhe femrat Pas stërvitjes, lojtarët me lejen e drejtuesve mund të takojnë gratë, të dashurat, fëmijët për një kafe ose një shëtitje. "Atmosfera kështu është më e ngrohtë", u shpreh

drejtori teknik i skuadrës, Bierhof. "Për momentin, lojtarët janë të fokusuar në punën e tyre". Sidoqoftë në Rusi, të afërmit nuk do të kenë mundësi të ndjekin lojtarët nga afër, pra seksi është tabu. Gjithsesi, ata nuk

do të jenë të ndaluar të pinë një birrë apo një gotë verë përpara se të shkojnë të flenë. Po, sigurisht, pa e ekzagjerua­r. Në këtë vështrim, Lëv u beson djemve të tij. Rregullat do të respektohe­n, ato janë të qarta për të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania