Panorama Sport (Albania)

E vërteta e Venturës: U dorëhoqa pas Maqedonisë, por nuk e pranuan

Trajneri flet për eliminimin e Italisë nga Botërori "Rusi 2018"

-

Xhanpiero Ventura mban fjalën dhe vendos të rrëfehet. Ai do të mbahet mend si trajneri që dështoi të çonte Italinë në Botëror, por e vërteta e tij ndryshon pak nga faktet, megjithëse "Axurrët" nuk do të jenë në Rusi 2018. Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", 70- vjeçari ka folur për ditët e furishme në krye të Italisë, në ndjekje të një ëndrre të quajtur Botëror.

E VËRTETA- Tashmë i papunë dhe pa konflikt interesash, ish- trajneri i Italisë, pranoi: "Në kombëtare ishte krijuar një klimë e papërballu­eshme. Unë u bëra kurban dhe simbol i gjithçkaje negative te Italia e futbollit. Mungesa në Botëror

ishte e paimagjinu­eshme. Vuajtja e tifozëve do të tretet me kohën, por e imja do të mbesë gjithnjë. I njihnim vështirësi­të tona që kur u hodh shorti. Vetëm një biletë për Rusi dhe ne që ishim me një grup me Spanjën. Humbja ndaj tyre na kushtoi, por ata ishin më të fortë se ne. Deri në humbjen e

' Bernabeut' kishte shumë entuziazëm, më pas çdo gjë u shua. Delegjitim­i që erdhi nga jashtë ndikoi shumë në gjithçka ndodhi".

TRADHTI - Ventura flet edhe për "delegjitim­in" e brendshëm: "Kur pranova stolin e Italisë, kisha drejtor teknik Marçelo Lipin, por një ditë më pas ai nuk

ishte më sepse rregullorj­a nuk e lejonte për shkak se djali i tij është menaxher sportiv. M'u desh të bëja dy detyra, për më tepër njërën që nuk e njihja fare. Kur prisja emërimin edhe në detyrën e re, presidenti Tavekio zgjodhi dikë tjetër". DORËHEQJE - Ish- trajneri pranon edhe se ka menduar të largohet, por dorëheqja e tij nuk është pranuar. Sipas Venturës: "Qëndrova sepse e doja kombëtaren dhe sepse nuk na kishte mundur askush. Duhet të kisha dhënë dorëheqjen pas ndeshjes me Izraelin, por zgjodha ta bëj pas Maqedonisë. Krerët nuk pranuan dhe unë v i j o v a n ë n j ë k l i m ë t e j e t armiqësore. Stafin tim e kisha lajmëruar gjithsesi që nuk do të shkoja në Botëror edhe në rast kualifikim­i, madje kisha organizuar edhe konferencë­n për shtyp. Edhe pas ndeshjes me Suedinë vetëm unë pata kurajë të flas për mediat, teksa media më etiketoi si delja e zezë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania