Panorama Sport (Albania)

Liverpuli nis sulmin për portën: Ofertë për Donarumën dhe Alison

Milani dhe Roma nuk shesin për më pak se 60-70 milionë

-

Gabimet e Kariusit në finalen e Champions- it do të mbeten gjithnjë një makth për miliona tifozë të Liverpulit. Dhe "reds"at nuk do të kenë zgjedhje tjetër këtë verë, përveçse të afrojnë një portier të ri, ndaj Klop i ka hedhur sytë nga Italia. Objektivat e trajnerit gjerman janë Donaruma dhe Alison. Por si Milani ashtu Roma nuk do heqin dorë kollaj nga portierët e tyre dhe nuk do kënaqen për më pak se 60- 70 milionë euro për t'i lënë të lirë talentet. Për Alison Bekerin është futur fort edhe Reali i Madridit, ndërsa Napoli mbetet gjithashtu një skuadër e interesuar. Por nëse braziliani do të largohet nga Roma, atëherë Roma do të preferonte me siguri një destinacio­n të huaj. Liverpuli do të tentojë dhe Klopi e do. Alternativ­a mban gjithnjë emrin e Xhixho Donarumës. Menaxheri Mino Raiola kërkon ta dërgojë larg Milanit, pavarësish­t deklaratav­e të djeshme se ai mund të qëndrojë përjetësis­ht në Milano, por klubi kuqezi është i gatshëm të heqë dorë prej 19- vjeçarit, vetëm nëse do të mbërrijë oferta e duhur ( jo më pak se 60 milionë euro). Megjithatë, "reds"- at nuk kanë frikë.

MINJOLE - Pavarësish­t prezencës së një portieri të talentuar si Minjole, atyre u duhet një kampion që të bëjë të harrohen gafat e Kariusit në Kiev dhe ofrojë garanci në ndeshjet e mëdha. Njeriu që Loris Karius uli në stol në "Anfield", duke i zënë vendin e titullarit në portën e "reds"-ave, ka shprehur gjithë mbështetje­n e tij për portierin gjerman pas dy gafave fatale në finalen e Champions-it. "Unë e di çfarë do të thotë. Të duhet pak kohë. Gjëja pozitive është që ai do të ketë kohë për shkak të pushimeve verore. Nëse ai do të dëshirojë që të flasë, atëherë sigurisht që unë do të jem këtu. Çdo portieri mund t'i ndodhë ajo. Unë kam qenë vetë më parë në një situatë të tillë dhe në të tilla momente inatin e ke me veten", deklaroi gardiani belg i Liverpulit.

 ??  ?? Mbrëmjen e së dielës portieri i Liverpulit, Loris Karius, është fotografua­r në aeroportin e Mançesteri­t ndërsa largohej me pushime. Fytyra e gjermanit dukej qartë e pezmatuar. Ai nuk e ka kaluar ende shokun e gabimeve që i kushtuan finalen e...
Mbrëmjen e së dielës portieri i Liverpulit, Loris Karius, është fotografua­r në aeroportin e Mançesteri­t ndërsa largohej me pushime. Fytyra e gjermanit dukej qartë e pezmatuar. Ai nuk e ka kaluar ende shokun e gabimeve që i kushtuan finalen e...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania