Panorama Sport (Albania)

De Vraj: Inter, s'doja të luaja

Sfida-Champions: Mendova të mos isha, klubi më donte në fushë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pasi ka mbyllur në lot aventurën e tij te Lacio (ku nuk munguan polemikat për faullin e penalltisë ndaj Ikardit), De Vraj ka folur për herë të parë si lojtar i Interit. "Kam firmosur një kontratë pesëvjeçar­e me zikaltrit. Po pres me padurim që të nis", është shprehur 26-vjeçari për të përditshme­n holandeze "Algemeen Dagblad". Mbrojtësi do i bashkohet Interit, pasi klubi milanez e mori me parametër zero nga bardhekalt­rit: është ai përforcimi në mbrojtje për Luçiano Spaletin. LACIO-INTER

De Vraj është rikthyer edhe një herë te Lacio-Inter, e fundit e kampionati­t, sfidë të cilën ka dashur ta shpjegojë: "Në prag të ndeshjes, i kisha thënë klubit se nuk kisha ndjenja të mira, se nuk do kisha mundur të luaja mirë. Por klubi më tha që më donte në fushë. Atëherë u përqendrov­a dhe u përpoqa të bëj më të mirën. Në fund nuk u mora me trazirat që u krijuan, u izolova totalisht".

CIKLI ZIKALTËR

Për De Vraj tani është momenti të përgjigjet mbi të ardhmen e tij zikaltër: "Nga klubet e shumta që më kanë kërkuar, Interi është ai që më pëlqeu më shumë: prej projektit, ambicieve dhe ndjesive që më la. Jam gati për një sfidë të re dhe ata ma ofruan". Holandezi nuk harron të komentojë eksperienc­ën në kryeqyteti­n italian: "Te Lacio kam kaluar vite shumë të bukura, mendoj se kemi bërë maksimumin me përjashtim të objektivit tonë të fundit: kualifikim­in në Champions". KONTRATA

Pak deklarata ( por kuptimplot­a) të ish-lacialit, i cili

përfundoi në vorbullën e polemikave pas Lacio-Inter të 20 majit, në sfidën (e fituar 3- 2) që u siguroi Champions-in zikaltërve. Kontakti në zonë me Ikardin nuk u kapërdi nga tifozët lacialë, por tanimë është një episod,

të cilin De Vraj do mund të arkivojë. Së bashku me Azamoahn e Lautaro Martinezin (deri tani), holandezi po përgatitet për të nisur ciklin në Milano: pesë vite kontratë, me rreth 3,8 milionë euro si pagë sezonale.

 ??  ?? kontratë do lidhin Stefan De Vrajn me Interin, duke nisur nga sezoni që vjen. Nga ky akord, qendërmbro­jtësi holandez do përfitojë 3,8 mln euro në sezon.
kontratë do lidhin Stefan De Vrajn me Interin, duke nisur nga sezoni që vjen. Nga ky akord, qendërmbro­jtësi holandez do përfitojë 3,8 mln euro në sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania