Panorama Sport (Albania)

“Na ktheu vite pas, të vazhdonte me eksperimen­tet dhe provat”

Astrit Hafizi: Arrogancën ta çojë deri në fund, të qëndrojë

-

Eksperienc­a dhe njohja e futbollit shqiptar në tërësi, apo edhe të Kombëtares në veçanti, e bëjnë komentin e tij që të ketë baza dhe argumente të qenësishëm. Astrit Hafizi, në "SuperSport", ka komentuar paraqitjet e kombëtares, zgjedhjet e trajnerit Panuçi, deklaratat e tij për eksperimen­te, kontradikt­at si dhe largimin nga konferenca. Mirëpo, në fund, Hafizi ka argumentua­r edhe pse ai duhet të vazhdojë:

"Nuk jam në gjendje ta kuptoj fare çfarë po ndodh. Paraqitje akoma më e keqe se ndaj Kosovës. Nuk e kuptoj qëllimin e Panuçit". Eksperimen­tet - "Nëse do të vazhdosh eksperimen­tet, dërgoji deri në fund. Në ditën e sotme (dje) na ktheu disa kohë më parë, siç kemi bërë para disa kohësh. Hysaj ishte shumë i konsumuar. Përse nuk u fut Lika në krahun e djathtë, për të parë se deri ku do shkonte? Përse u kthye te Mavraj, pasi nuk ka luajtur prej 3 muajsh te Hamburgu? Përse u kthye te Veseli, i cili shfaqi edhe gabime me Kosovën dhe e spostoi në të majtë. Po Manaj? Mund të kishte minuta për Gurin, Abazajn dhe Gavazajn. Ky na riktheu te Lenjani, që e dimë se çfarë mund të bëjë. Ndërkohë që mund të luante Memolla nga fillimi, dha shenja pozitive".

Sulmi - "Nëse do të kërkosh të luash në sulm, kjo nuk bëhet me skemën 4-5-1, por duhen ide të qarta. E ka thënë që në fillim, por nuk kemi parë asgjë. Nuk duhet të harrojmë që ka pësuar 7 gola në dy ndeshje. Nuk i kuptoj këto skemat e idetë e Panuçit, që mund të jetë edhe shumë konfuz që pas ndeshjes me Norvegjinë. Mavraj apo Hysaj, dihet se kush janë, nuk është nevoja të rikthesh ata në këtë ndeshje".

Konferenca - "Sa i përket braktisjes së intervistë­s nga ana e Panuçit, dua të them se të gjithë ne trajnerët kemi kaluar momente të vështira, megjithëse jo kaq të ngjashme. Nëse Panuçi largohet në këtë mënyrë nga intervista, atëherë unë mund të them të largohet dhe mos të kthehet më. Mënyra sesi iku Panuçi nga konferenca direkte nuk ishte normale. E kuptoj që të marrësh Kombëtaren pas suksesit të De Biazit, nuk është gjë e lehtë, por ose duhet të marrë përgjegjës­itë, ose të ikë fare".

Vazhdimësi­a - "Kur është zgjedhur, unë nuk kam qenë dakord. Kam preferuar më shumë dy trajnerët që ishin në garë dhe u përfolën, Di Kanio apo Zakeroni. Tani që Panuçi është në lojë, duhet të vazhdojë. Arrogancën që tregon me paraqitjen në media ta vazhdojë edhe në skuadër. Të thotë: 'Unë do të vazhdoj, do të shkoj deri në fund të edicionit dhe do të tregoj se kush jam'. Federata i ka dhënë shumë besim. Ka qenë një 'thikë me dy presa'. E dyta doli sot. Në krahasim me ata dy trajnerët që përmenda dhe që kanë përvojën e terrenit, ky nuk ka fare. Nëse do të fshihet pas Kapelos, që ka qenë zëvendës i tij, ky është problem tjetër. Por, kjo e fundit nuk të mban gjatë", ka deklaruar Hafizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania