Panorama Sport (Albania)

Nis revolucion­i te Flamurtari, kush rinovon 30% më pak rrogë

Drejtuesit kanë vendosur të ulin shpenzimet për lojtarët

-

Drejtuesit e Flamurtari­t janë duke menduar për sezonin e ri futbollist­ik, ku do të ketë një revolucion total. Vlonjatët do ta nisin gjithçka nga sulmi, pasi prej këtej erdhën edhe problemati­kat dhe dështimi në fund, pa përjashtua­r nga përgjegjës­ia as repartet e tjerë. Edhe pse kanë pasur në përbërje dy sulmues me emër, si Danilo Alvesh dhe Tomislav Bushiç, ata nuk patën rendiment dhe reparti i avancuar i vlonjatëve renditet te më të dobëtit. Madje, shuma e pagës që këta lojtarë merrnin në muaj ishte e konsiderue­shme. "Panorama Sport" zbulon se lojtari më i paguar ishte Danilo

Alvesh. Braziliani përfitonte 10 mijë euro në muaj. I dyti më i paguar te Flamurtari ishte Tomislav Bushiç, që kishte edhe shiritin e kapitenit në krah dhe paguhej 8 mijë euro në muaj.

Strategjia - Flamurtari pritet të ndryshojë strategjin­ë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për politikën

financiare. Klubi në strategjin­ë e re parashikon që të ulë pagën për lojtarët që mund të rinovojnë për shkak të dështimit dhe daljes nga objektivat. Burimet bëjnë me dije se kontratat për ata që do të vazhdojnë me skuadrën, përfshi këtu Bushiçin apo Alveshin, do

të kenë një pagë 20-30% më të ulët.

Largimet - Shumë lojtarë pritet që të largohen, disa për mospëlqim të klubit dhe të tjerë për shkak të ofertave që kanë nga klube të tjerë. I pari i larguar mund të thuhet se është Ditmar Bicaj. Mbrojtësi ka ofertë nga klubi Zira i Azerbajxha­nit. Të tjerë lojtarë që janë drejt largimit deri më tani, konfirmohe­t edhe pse jo zyrtarisht se janë Bushiç, Veliu, Nedljekovi­ç, Zuka, Kamara, edhe Tunkara. Të gjithë ata nuk e kanë të sigurt rinovimin.

Problemet - Vlonjatët vijojnë të jenë pa drejtues dhe pa trajner, pasi administra­tori Sinan Idrizi ka shkarkuar nga stafi teknik ata drejtues për shkak se nuk e kanë justifikua­r dhe se nuk ka asnjë tolerim për daljen nga objektivat. Deri më tani gjërat janë pezull edhe për çështjen e trajnerit. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania