Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, zbulohet lista e largimeve nga Shkodra

Skuadra e re do jetë me futbollist­ë vendës dhe të rinj

- ADMIR URUÇI

ani te Vllaznia gjithçka është e amullt. Në klub ka shumë pikëpyetje. Nuk dihet ende si do të drejtohet dhe mbi të gjitha kush do të drejtojë. A do të ndryshojë Këshilli Mbikëqyrës i klubit? Kush do të jetë administra­tori i ri, drejtori teknik dhe trajneri i ri?! Por, një pikëpyetje e madhe është se cilët do të jenë lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen. Largimi i parë nga kjo skuadër tashmë është zyrtarizua­r. Arlind Kalaja nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkodrane, duke kaluar te Kukësi. Por, ai nuk është i vetmi që do të largohet nga ekipi kuqeblu. Lista e futbollist­ëve që do të largohen nga ekipi tani është e gjatë. Lojtarët që kanë pasur një kontratë 1-vjeçare apo 6- mujore me të drejtë rinovimi, mësohet se do të largohen nga kjo skuadër. Ndër të parët që janë larguar nga ekipi është mesfushori Nuredin Orelesi. Po listës së futbollist­ëve të larguar i shtohen edhe emrat e Renato Malotës, Ergis Mesinit e po ashtu edhe Sedat Berishës, kontratat me të cilët nuk do

të rinovohen. Po ashtu, një tjetër lojtar që do të largohet nga ekipi është edhe sulmuesi Andi Ribaj. Por pritet që të largohen edhe disa titullarë shkodranë, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika dhe Erjon Vucaj. Por, duket se këto nuk do të jenë largimet e vetme. Në

fokus të ekipeve të tjera të Superiores janë edhe disa prej lojtarëve të tjerë të ekipit, të cilët kanë ende kontratë me klubin, por gjithsesi në këto kushte mund të shikojnë mundësinë për t'u larguar. Emrat e Olsi Gocajt, Ardit Krymit, Erald Çinarit e Denis

SITUATA

Pjeshkës janë ndër më të lakuarit në merkato që kërkohen nga ekipet e tjera. Gjithsesi, një tjetër emër që ka dalë në merkato është edhe ai i Erdenis Gurishtës që mësohet se kërkohet nga skuadra e Laçit. Lista e lojtarëve që pritet të largohen

është e gjatë dhe nëse zyrtarizoh­en të gjitha ata që janë përmendur më sipër, numri i tyre shkon në 14.

KUSH QËNDRON - Me shumë gjasa emrat që pritet që të qëndrojnë këtë sezon te Vllaznia nga skuadra që mbylli sezonin e shkuar, do

të jenë ata të lojtarëve shkodranë ku shumica prej tyre janë të rinj. Alsid Tafili, Florind Bardulla, Antoni Marku, Alen Sherri dhe Erind Selimaj janë disa prej lojtarëve që kanë dhënë shumë gjatë sezonit të kaluar dhe pritet të qëndrojnë sërish me Vllazninë. Gjithashtu, në ekip do të qëndrojnë edhe lojtarët e rinj, Enes Isufi, Belajdi Pusi, Samet Ruqi, Ambroz Kapaklija apo Endri Brahimi. Gjithashtu, janë edhe futbollist­ë të Vllaznisë B që tashmë do të ingranohen në ekipin e parë. Me sa duket, Vllaznia do të ribëhet nga e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania