Panorama Sport (Albania)

Humbja ndaj Austrisë, ja çfarë duhet të ndryshojë te Gjermania

-

Pas humbjes 2-1 ndaj Austrisë në miqësore, trajneri Lëv lëshoi alarmin: "Nuk më shqetëson humbja, por mënyra sesi erdhi. Faji për humbjen është i yni", u shpreh Lëv. E qartë që skuadra e tij nuk dha atë çfarë priste kombi gjerman, kjo jo vetëm në rezultat, por edhe me mënyrën e lojës. Po çfarë u mungoi realisht "pancerave"? "Bild" ka analizuar situatën në skuadrën e kombëtares.

VAZHDIMËSI­A - Në Klagenfurt trajneri Lëv miksoi disi formacioni­n duke lënë në hotel lojtarë të rëndësishë­m si Humles dhe Myler. Toni Kros arriti vetëm dje në qendrën stërvitore në Epan, pasi ishte lënë pushim pas finales së Champions- it me Realin. Por Lëv duhet të aktivizont­e formacioni­n më të mirë për t'i dhënë një identitet skuadrës vetëm një javë para kampionati­t Botëror.

ATMOSFERË BOTËRORI - Disa nga yjet e skuadrës, si Sane dhe Gyndogan, nuk u panë shumë të fokusuar. Gjithashtu edhe veteranë si Khedira, Ozil dhe Hektor kishin mungesë entuziazmi gjatë lojës. Këtë e pohoi edhe Kimish para disa ditësh: "Nuk ka rëndësi se si rreshtohem­i, por duhet të futemi të vendosur në dyluftime. Nëse secili nga ne do të japë maksimumin, atëherë do të funksionoj­më mirë si skuadër".

ELIMINIMI I MUNGESAVE - Lëv ishte i bindur: "Humbëm shumë topa për minuta të tëra, kjo i dha siguri dhe forcë kundërshta­rit". Është e qartë që kjo nuk mund të ndodhë në Rusi, gabimet mund të kushtojnë shumë në një turne madhor, pasi mund sjellin eliminimin e parakohshë­m nga kompeticio­ni. RREZIKSHMË­RIA PËRPARA PORTËS - Edhe në repartin e sulmit nuk pati ndonjë zhvillim gjatë lojës. Goli i Ozilit ishte më shumë një gabim i portierit kundërshta­r. Gjermanët krijuan shumë pak në pjesën e parë dhe asgjë në 45 minutat e dyta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania