Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo “djeg” Poçetinon, preferon Alegrin

CR7 snobon argjentina­sin, e sheh jo ekspert për Realin

-

Të lënë "jetimë" nga Zinedin Zidan, pasi ky i fundit, vetëm disa ditë më parë, u dha lamtumirën, te Reali i Madridit tema kryesore është kërkimi i një trajneri, pas dorëheqjes së papritur të francezit. I preferuari i presidenti­t Florentino Perez është trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, i cili, ndërkaq, zbulohet se nuk pëlqehet nga Kristiano Ronaldo, "ylli" i skuadrës madrilene.

"STOP" I LEVIT - Sipas raportimit të bërë ditën e djeshme nga "Diario Gol", portugezi i ka thënë Perezit se do të largohet nëse argjentina­si bëhet trajneri i madrilenëv­e. CR7, në fakt, nuk mendon se Poçetino është në lartësinë e duhur për të drejtuar një ekip në nivelin e "Galaktikëv­e". "Fatmirësis­ht" për Ronaldon, presidenti i londinezëv­e, Daniel Levi, nuk dëshiron që trajneri i tij të largohet dhe e ka bllokuar me një klauzolë prej thuajse 50 milionë eurosh. Ndaj, me gjithë dëshirën e Perezit, marrëveshj­a me argjentina­sin është e ndërlikuar ALEGRI E CO. - Gjithmonë sipas portalit portugez, Ronaldo shikon trajnerin e Juventusit, Masimilian­o Alegrin, si më të përshtatsh­ëm për stolin e "Los Blancos". Italiani ka fituar katër kampionate dhe katër Kupa të Italisë në katër vitet e tij në drejtim të Juventusit. E gjithashtu ka drejtuar bardhezinj­të në dy finale të Champions Ligë, një prej të cilave e ka humbur kundër Real Madrid në 2017-ën. Dy nga trajnerët e tjerë në listën e kandidatëv­e, sipas lajmeve të ditëve të fundit, janë Mishel Laudrup (ish-lojtar i Barcelonës dhe Realit) dhe, më i fundit, Raul Gonzales, ish-kapiten i madrilenëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania