Panorama Sport (Albania)

Mavraj, “apel” Panuçit: Në Kombëtare s'funksionon asgjë

Trajneri: Mos e quani katastrofë, Agolli nuk mund të na ndihmojë

-

Tri humbje radhazi dhe Kombëtarja ka humbur gjithçka. Frymën e grupit, lojën, identiteti­n e shumëçka shërbyen për të na çuar në Europian. Kristian Panuçi është vënë nën "akuzë" nga tifozët, të cilët e kontestuan edhe ndaj Ukrainës, por edhe gjerësisht në rrjetet sociale. Në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FSHF- së, kreu i pankinës kuqezi nuk e sheh veten të rrezikuar si dhe shpreh besimin se me rikthimin e futbollist­ëve titullarë në muajin shtator, Shqipëria do të jetë një tjetër. "Nuk kemi alternativ­a, lojtarët ishin pa benzinë dhe pa bateri. Nuk arrita t'ua ndez zjarrin, por kemi shumë titullarë jashtë. Në shtator, shpresoj t'i kem të gatshëm të gjithë luftëtarët e mi", është shprehur ndër të tjera Panuçi.

Mister, skuadra nuk funksionon dhe nuk arritët të ndizni zjarrin, çfarë nuk shkon?

Zjarri është i harxhuar dhe nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe kaq katastrofi­ke, siç duan që të duket. Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë negative, sepse skuadrës i kishte mbaruar benzina. Kishim shumë vështirësi, sepse ne nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan, Memolla gjithashtu. Ukraina kishte të gjithë lojtarët e Shahtjorit dhe të Dinamos së Kievit, pra kishte tjetër cilësi. Në këto momente, nëse nuk rikuperojm­ë të gjithë lojtarët e rëndësishë­m, ato vuajmë shumë. Jam i bindur që kur të rikthehen futbollist­ët e rëndësishë­m, ata që fituan në Turqi, ata që zhvilluan ndeshjen kundër Italisë dhe ata që gjuajtën drejt portës së Spanjës 15 herë, atëherë do të jemi konkurrues. Kombëtarja e dy ndeshjeve të fundit nuk ishte konkurrues­e.

Pse duhet të mendojmë që do të përmirësoh­emi në të ardhmen, kur pas humbjes 3- 0 me Kosovën, u mposhtëm 4- 1 edhe me Ukrainën?

Sepse skuadra gjithmonë ka bërë mirë, sepse në fund të sezonit lojtarët ishin shumë të lodhur. Kishin pushuar për 15 ditë, pastaj erdhën në Kombëtare. Nuk më pëlqen të gjej justifikim­e, por bateritë kishin rënë plotësisht. Më vjen keq dhe jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar si të gjithë shqiptarët, por është e pamundur që kjo të jetë ajo skuadër që fitoi me Turqinë. Kjo është krejt ndryshe, me shumë të rinj. Duhej të provoja shumë të rinj, të rrezikoja, që të shihja nëse dikush ishte gati për Kombëtaren. Jam i bindur se në shtator, kur të kthehen të gjithë lojtarët, skuadra do të jetë kompetitiv­e.

3 ndeshje, 8 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar. A nuk mendoni se është përkeqësua­r shumë gjendja? Si mund të dilet nga kjo situatë?

Skuadra nuk ka bërë mirë në fazën mbrojtëse. Mavraj është një element shumë i rëndësishë­m për ne, por në 5 muajt e fundit nuk ka luajtur. Në mesfushë kemi humbur lojtarë të rëndësishë­m, ndaj ishim shumë të brishtë. Isha unë i pari, që e dija këtë. Por jam i sigurt që kur të vijnë kualifikue­set dhe të kthehen të gjithë lojtarët, do të bëjmë shumë më mirë.

Keni ardhur me mendimin për të ndërtuar një skuadër sulmuese, por me çfarë shihet, nuk kemi asnjë mundësi për të qenë të tillë...

Nuk kishim forcë, nuk kishim këmbë. Nuk kishim mendimin për të sulmuar. Edhe ndaj Ukrainës luajtëm vetëm 20-25 minuta, më pas "black out" total pas golit të parë. Duhet ta pranojmë situatën, duke shpresuar që të na kthehen shumë futbollist­ë. Mua më pëlqen kritika e duhur, e ekuilibrua­r.

Çfarë do të thotë kritika e duhur?

Kur vlerësohen të gjitha situatat. Zhvilluam dy ndeshje negative, por ne nuk kemi 60 lojtarë. Kur na mungojnë vetëm 5-6 futbollist­ë, shndërrohe­mi në një skuadër shumë pak konkurrues­e. Ky është realiteti.

A mendoni akoma që kjo skuadër duhet të luajë në sulm?

Absolutish­t, po! Sepse mendoj se është e drejtë të bëjmë kështu, kur të kthehet Grezda, kur Roshi të jetë mirë, kur Sadiku të jetë mirë dhe Manaj të jetë mirë. Do të provojmë të luajmë. Në këto dy ndeshje problemi nuk qëndronte te taktika mbrojtëse apo sulmuese. Nuk kishim as kokën dhe as këmbët. Ndiheni i trishtuar?

I keqardhur, sepse i tillë ndihem kur humb. I keqardhur sepse tani duhen pritur dy muaj për ndeshjen tjetër. Por, jam i bindur se kur jemi të gjithë bashkë, jemi një skuadër e mirë dhe që mund të provojë të shkojë në Euro- pian.

Ndoshta nuk po merrni përgjigjet e duhura nga skuadra. A ju kuptojnë futbollist­ët?

Në këto dy ndeshjet e fundit ishte e vështirë, sepse ishin me pushime. Për mua ishte shumë e vështirë t'u ndizja dritën. Madje, nuk ia dola, sepse u kishte mbaruar benzina. Gjithsesi, jam i bindur që skuadra më ndjek dhe se në shtator do të jetë totalisht ndryshe.

Jeni shprehur se lojtarët kanë talent, kanë potencial, por kjo nuk po shihet…

Nuk është se nuk po shihet,

por nuk kishim gjysmën e formacioni­t titullar. Ne jemi ekip kombëtar, por nuk kishim shumë lojtarë të rëndësishë­m si Xhaka, Grezda, Memushaj, Basha…. Mavraj nuk është mirë, sepse ka 5 muaj që nuk luan dhe në nivel ndërkombët­ar këto gjëra peshojnë shumë.

Të gjitha pyetjet lidhen për një mbrojtje me shumë probleme, çfarë ndodh?

Në këto momente kemi shumë probleme, sepse kemi pak ndërrime. Kemi Ajetin që nuk luan te Krotone, Veseli ka luajtur një ndeshje në muajin e fundit, Mavraj ka 5

muaj pa luajtur. Shpresoj që Mavraj të gjejë shumë shpejt një ekip, sepse është shumë i rëndësishë­m për ne dhe duhet të luajë.

Kështu siç po shkojnë gjërat, a ndihesh i rrezikuar?

Për momentin, absolutish­t jo, sepse kemi ekuilibrat e duhur për të kuptuar që në nëntor gjërat shkonin mirë, me Norvegjinë ishim në garë dhe brenda ndeshjes. Nëse mendojmë që duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, atëherë gabojmë gjithçka. Nëse jemi të gjithë të bashkuar, atëherë mund t'ia dalim. Mund të humbasim, edhe të fitojmë.

Nuk e mendoj aspak këtë rrezik, jam shumë i bindur në punën time.

Si mund të humbasim 41, pa marrë një karton të verdhë?

Për këtë i pyeta edhe lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pati shumë pak grintë, sepse lojtarëve u mungonte forca. Kemi luajtur "më mirë" me Ukrainën se ndaj Kosovës. Ukraina është shumë më e fortë se Kosova, kjo na bën të kuptojmë shumë gjëra.

Por, diçka i mungon kësaj skuadre…

I mungonin 7 lojtarë.

Jo vetëm për sot ( me

Ukrainën)…

Përkundraz­i, në Turqi kishim "fenomenë". Ishim një skuadër e madhe, që luante dhe dëfrente. Tani mungojnë 7 futbollist­ë nga ajo skuadër. Sot mungon gjithçka.

Pas miqësores me Kosovën ju u shprehët se mungon "zjarri", futbollist­ët ndaj Ukrainës ishin më mirë fizikisht…

Jo, vetëm gjysmë orën e parë. Pastaj, skuadra nuk reagoi si duhet në kohë, por ky është një moment i veçantë i sezonit.

Pasi keni përfunduar të gjithë eksperimen­tet në të

majtë të mbrojtjes, mendoni se duhet të rikthehet Agolli?

Momentalis­ht, Agolli është 37 vjeç dhe në perspektiv­ë nuk mund të na japë një dorë dhe për këtë më duhet të gjej një tjetër zgjidhje.

Pse nuk u grumbullua Sadiku që është një sulmues, i cili ka luajtur diçka më pak se Cikalleshi?

Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta. Por në të ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbulloh­et.

Tifozët momentalis­ht

janë një oponencë e madhe. Si e shihni vazhdimësi­në dhe raportin me ta?

Unë bëj punën time me qetësi, i bindur që kam një skuadër të mirë. Shpresoj që të bëj një punë të mirë.

A i qëndroni deklaratës suaj, kur e morët detyrën, se për këtë skuadër të gjithë duhet të kenë më shumë respekt?

Po, por unë nuk i shoh këto gjëra, jam i përqendrua­r në punën time. Kur fiton, je i zoti, por kur humbet, merr shumë kritika. Unë përpiqem të jem i ekuilibrua­r, të kuptoj momentin dhe pse kanë ardhur këto

humbje, duke e ditur që kjo nuk është Shqipëria ime, skuadra ime. Mund të humbasësh, por jo pa luftuar. Jam i bindur se në të ardhmen do të rigjej Shqipërinë time. Nuk më mbetet gjë tjetër, veç të qëndroj në qetësi, të punoj dhe të shpresoj që të rikuperoj të gjithë futbollist­ët e mi.

Episodi që ndërpretë konferencë­n pas ndeshjes...

Ishte e keqorganiz­uar, pasi ishte vendosur në mes të të gjithë tifozëve që, me të drejtë, do të ishin të irrituar me mua. Profesiona­lisht, edhe ne të federatës kemi gabuar, pasi nuk duhet ta kishim dërguar

trajnerin atje. Duke qenë se nuk kishte kushte që të vazhdohej, u larguam.

Do të vijojë puna?

E përse nuk duhet të vijojë?

E kam fjalën për udhëtimet që duhet të bëni për të parë lojtarë…

Duhet të shoh edhe 2- 3 lojtarë, por deri në shtator grupi duhet të jetë formuar. Kam bërë shumë eksperimen­te, kam parë shumë lojtarë të rinj dhe kemi kuptuar shumë gjëra. Shpresojmë që në shtator t'i rikuperojm­ë të gjithë dhe ta marrim shumë seriozisht.

Të bezdisin reagimet në Shqipëri, madje edhe të ishpolitik­anëve…

I kuptoj dhe i lë të flasin. Kuptohet që kur je trajner i Kombëtares merr shumë kritika. Unë jam i ndershëm dhe besnik, punoj me shumë qetësi dhe kërkoj më të mirën për Shqipërinë. Do të vazhdoj ta bëj detyrën time, sepse presidenti më ka dhënë besim. Deri në nëntor flitej për një Shqipëri sulmuese dhe po ndryshonte. Duhet të kemi ekuilibër, të besojmë në punën tonë dhe ta bëjmë me shumë qetësi. Por, kur të shkoj në luftë, dua t'i kem me vete të gjithë luftëtarët e mi. Në dy ndeshjet e fundit, nuk i pata luftëtarët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania