Panorama Sport (Albania)

Itali-Holandë, barazim që kënaq Mançinin

Shënojnë Zaza, Krishito lë vendësit me 10 dhe “tulipanët” godasin me Aken

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në "Allianz Stadium" të Torinos Italia "e re" e Roberto Mançinit ka mbyllur trion e miqësoreve verore me një barazim 1-1, përpara se "axurrët" të nisin pushimet dhe të mendojnë për sfidat e para të Ligës së Kombeve, që nis në shtator. Pas Arabisë Saudite (e fituar 2-1) dhe Francës (humbje 3-1), dy skuadra që do marrin pjesë në Botërorin rus pas pak ditësh, përfaqësue­sja italiane është përballur me një tjetër "të përjashtua­r" nga "Rusi 2018": Holanda, me në stol Ronald Kumanin, një tjetër trajner që ka marrë prej pak kohësh "frerët" e Kombëtares. Një miqësore "luksi".

SHPRESË "AXURRE" - Holanda luan topin e parë, Italia ka rastin e parë për gol. Që madje shënon, por i anulohet: Kristante shërben Belotin që depoziton topin në rrjetë; sulmuesi, megjithatë, ndodhet në pozicion jashtë loje në momentin e pasimit të mesfushori­t. Tenton të kundërpërg­jigjet Holanda, ku më së shumti dallohet Memfis Depaj, i cili në aksionin

e parë të rrezikshëm për "Tulipanët" ndalet megjithatë nga Romanjoli. Në krahun tjetër, për Italinë, dështojnë Beloti, Verdi e Krishito. Në pjesën e mbetur të 45' të para rastet janë të pakta (për t'u veçuar vetëm një tentativë e Verdit nga shumë pranë portës së Silesen),

por paraqitja e vendësve i lë vend shpresës.

ZAZA-AKE - Lojtarët rikthehen nga dhomat e zhveshjes, e në fushë këtë herë Holanda duket më e karikuar. Qarkullon topin në çastet e para dhe rrezikon me Janmat, por krosimi (tokazi) i mbrojtësit nuk devijohet

nga askush. Italia, megjithatë, gjen avantazhin në të 67ën me Zazan (dhe me pak fat), të porsa futur në lojë. 2' më vonë, Krishito lë me 10 veta skuadrën e Mançinit: faull si lojtar i fundit, në dëm të Babelit. Holanda barazon disa momente nga fundi (88') me Aken.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania